Advertisements

Shkencëtarët ia arrijnë të krijojnë insulinë tableta për diabetikët

Diabeti i tipit l ,apo sëmundja e sheqerit siç njihet në popull është një sëmundje autoimune e cila shpesh trashëgohet dhe më pak e përhapur se ajo e tipit ll në të cilën vështirë ose fare s’mund të veprohet në mënyrë preventive.Te ky lloj i diabetit ,sistemi imunologjik gabim sulmon qelizat pankreasit që prodhon insulinë, një hormon i rëndësishëm për rregullimin e niveleve të glukozës.

Nëse diabeti i tipit I nuk është i rregulluar, mund të shkaktojë shumë probleme serioze shëndetësore. Për të parandaluar komplikimet dhepër të mbajtur gjendjen nën kontroll, njerëzit me këtë diagnozë duhet të marrin insulinë përmes injeksioneve ose nëpërmjet një pompe insuline.

Administrimi oral i insulinës, është një ëndërr e të dyve, pacientëve dhe mjekëve, dhe do të ishte alternativa më e mirë për injeksionet. Por, për fat të keq, kur vjen në kontakt me acidin e stomakut ose enzimat digjestive, insulina shpejt prishet.
Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë qenë të suksesshëm në përpjekjet e tyre për të zhvilluar një shtresë të një tablete që do të kapërcente sistemin e tretjes dhe do të hynte në gjak.

Shkencëtarët e Harvardit kohët e fundit në përshkruan në revistën PNAS një studim në të cilin ata arritën të prodhonin një tabletë që mund të kalonte sistemin e tretjes pa dëme.
Ata kanë krijuar një tabletë komplekse që ruan insulinën nga acidi në stomak dhe enzimat e zorrëve të vogla që mund të depërtojnë në pengesën mbrojtëse të zorrës. mbështjellsi mbrojtës mbron tabletën nga mjedisi acidik dhe shpërndahet vetëm në zorrën e vogël.

Kur molekulat e proteinave të insulinës hyjnë në sistemin e tretjes, ka shumë enzima, funksioni i të cilave është që të shndrrojnë proteinat në aminoacide më të vogla. Dhe insulina në tabletë mbetet e qëndrueshme.

Shkencëtarët theksojnë se tableta është e lehtë për t’u prodhuar, është më e lirë se terapitë e tjera, nuk bie lehtë dhe mund të ruhet deri në dy muaj në temperaturën e dhomës dhe zgjat më shumë se disa injeksione të insulinës.
Pas shumë përpjekjeve dhe gabimeve, u gjet një metodë për marrjen e insulinës me gojë.
Implikimet e këtij studimi mund të jenë vërtet të mëdha, nëse njerëzit tregojnë se tableti në mënyrë të sigurt kalon të gjitha barrierat e sistemit të tretjes, gjë që është e rëndësishme si për insulinën ashtu edhe për barnat e tjera peptide. Insulina e futur në gojë, sipas shkencëtarëve, do të arrijë gjakun në një mënyrë që është shumë më e ngjashme me sekretimin natyror të insulinës.

Kjo metodë mund të zvogëlojë efektet anësore të lidhura me marrjen e injeksioneve të insulinës. Shkencëtarët janë shumë optimistë dhe thonë se hapi i ardhshëm është të kryejnë studime të mëtejshme në kafshët për të konfirmuar nese tableta është e sigurt për tretje dhe më pas do të fillojnë testet klinike mbi njerëzit.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close