Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Shqipëri-26 qendra shëndetësore shërbim 24 orë në sezonin turistik veror

/ATSH/- Ministria e Shëndetësisë ka ngritur 26 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin, për të rritur kujdesin shëndetësor ndaj qytetarëve dhe pushuesve gjatë këtij sezoni veror.

Mira Rakacolli, zv-ministre e Shëndetësisë duke e cilësuar sigurinë shëndetësore të një rëndësie të veçantë tha se janë masat në disa drejtime: në intensifikimin e shërbimit në qendrat shëndetësore, kontrollin e restoranteve, lokaleve dhe pikat e pushimit.

Deri tani, u shpreh Rakacolli, janë kryer 3000 inspektime në këto qendra ndërsa po vijon kontrolli i inspektorëve të shëndetësisë në vendet historike dhe të kulturës që vizitohen nga një fluks i shtuar i turistëve dhe pushuesve.

Ofrimi i shërbimit shëndetësor, vijoi ajo, tani është edhe në 26 qendra të tjera shëndetësore verore që janë ngritur në të gjithë Shqipërinë, 4 prej të cilave janë ngritur në qytetin bregdetar të Durrësit.

“Këto qendra janë të hapura 24 orë në 7 ditë dhe janë të pajisura me sinjalistikë të dallueshme. Në to gjenden të gjitha mjetet dhe pajisjet e nevojshme, ndërsa personeli i mjekëve është trajnuar për të përballuar problemet shëndetësore që janë karakteriste në sezonin veror”, tha Rakacolli.

Ajo tha se vetëm në Durrës në këto qendra kanë marrë shërbim shëndetësor 400 pushues.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close