Advertisements

“Shqipëria shtëpia ime” monologu autobiografik i atdhedashurisë, shfaqet në Itali

ATSH/ – “Shqipëria shtëpia ime” është monologu intensiv dhe autobiografik i aktorit të ri Aleksandros Memetaj, do të shfaqet në Reggio Emilia më 27 qershor.

Një spektakël autobiografik që tregon historinë e një djali që rritet larg tokës së tij të lindjes, por edhe historia e një babai, e sakrificave të bëra për të mos rritur djalin në mjerimin e një shteti që nuk është më.

Por, edhe historia e dashurisë së madhe për tokën e tij, Shqipërinë.

Pakënaqësia e popullit shprehet me manifestime, shkatërrime të simboleve diktatoriale dhe eksode masive, ku i pari ishte ai i Brindizit. Ndërkohë që flaka e revoltës, e fundit në Europë, pret prej vitesh, pas vdekjes së Enver Hoxhës në vitin 1985 dhe rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, që të shpërthejë, fillon nga Shkodra duke u përhapur më pas në të gjithë kombin dhe duke arritur qytetet kryesore, Tiranën, Durrësin dhe Vlorën.

Lëvizjet politike të sapokrijuara (mbi të gjitha nga të shpronësuarit, intelektualët dhe studentët) filluan të drejtohen kundër qeverisë. Ambasadat u hapën nga vendet respektive dhe u mbytën nga persona që kërkojnë azil. Presidenti i asaj kohe, Ramiz Alia jep mundësinë për të udhëtuar jashtë shtetit, duke rihapur kufijtë dhe duke iu hapur ekonomisë së lirë. Mijëra persona kërkojnë të shpëtojnë drejt Perëndimit duke u nisur nga portet e Vlorës dhe Durrësit me anije, peshkarexha dhe gomone të drejtuara për në Itali.

Mes tyre është edhe Aleksandër Toto, një 30-vjeçar që arratiset nga Vlora me peshkarexhën “Mirëdita” dhe mbërrin në Brindizi.

Në atë peshkarexhë ndodhet edhe Aleksandros Memetaj, foshnje prej vetëm gjashtë muajsh. Shqipëria shtëpia ime është historia e një fëmije që do të rritet larg nga toka e linjdes, në Venecia, një vend që nuk do i japë kurrë një ndjenjë përkatësie.

“Shqipëria shtëpia ime” është edhe historia e një babai, i sakrificave të bëra, të rreziqeve të kaluara për të mos rritur djalin në mjerrimin e një shteti që nuk ekziston më. Është edhe historia e dashurisë së tij të madhe për tokën e tij, e patriotizmit të madh, i ngritjes së disa vlerave që në Itali nuk ekzistojnë më. Kur populli qan gjak dhe rebelohet ndaj shtetit, për shkak të një loje të çuditshme të shpirtit të njeriut zemra, ndonëse e mbushur me helm, ruan erërat, imazhet dhe kujtimet e ëmbla të një kombi unik, me një histori të vuajtur dhe pasionante. Fatet e Aleksandros Memetaj dhe Aleksandër Toto në dukje shumë të largët përplasen shumë herë në këtë histori deri sa krijojnë një litar të vetëm, një mendim të vetëm.

Deri sa njëri do të bëhet djali dhe tjetri babai./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close