Advertisements

Shqipëri:Punësimi nga 2013 në 2017, trend në rritje

ATSH/ Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë duke publikuar shifrat e të punësuarve, të cilat siç thotë shefi i Qeverisë, janë nxjerrë nga pasqyrat e muajve maj 2013, maj 2017 dhe maj të këtij viti, në Regjistrin e Sigurimeve Shoqërore.

Nga grafiku i publikuar prej tij, vihet re qartësisht trendi në rritje i të punësuarve, nga viti në vit.

“Me këto shifra krahasimore të të punësuarve (në sektorin jobujqësor), që janë nxjerrë nga pasqyrat e muajve maj 2013 , maj 2017 dhe maj i këtij viti, në Regjistrin e Sigurimeve Shoqërore të Republikës së Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

Sipas grafikut, në vitin 2013 kanë qenë 465.494 të punësuar, ndërsa në vitin 2017, shihen 640.266 të punësuar.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close