Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Shtyhet dita e mbajtjes të manifestimit rajonal të poezisë, Trekëndëshi poetik i paqes”

Gjilan, 20 qeshor 2018
-Për dijeninë e poetëve dhe artdashësve, Manifestimi rajonal i poezisë, Trekëndëshi poetik i paqes”, edicioni i tetë 2018, shtyhet deri kah fundi i muajit gusht, nga shkaku se institucionet mbështetëse të kulturës, si në nivel qendror, ashtu dhe në nivel lokal, nuk janë përgjigjur me kohë rreth mbështetjes së tyre financiare, sipas projektit letrar që ua ka drejtuar me kohë, Ars Clubi “Beqir Musliu”.


Në fakt, MKRS-ja, me një vonesë të konsideruar, ka publikuar vetëm Listën e projekteve të kulturës, të cilat do të mbështeten këtë vit dhe, sipas njoftimeve nga Departamenti i Kulturës i kësaj Ministrie, mbështetja financiare është nën minimalen e paraparë dhe nuk mundëson mbarëvbajtje të mjaftueshme të këtij Manifestimi në të cilin marrin pjesë si rëndom, krijuesit e pesë shteteve të Ballkanit. Ndërsa Komuna e Gjilanit, si vend nikoqir i këtij Manifestimi, ende nuk është deklaruar për projeketet kulturore të këtij viti.
Ars Clubi “Beqir Musliu”, si organizator i këtij Manifestimi, detyrohet ta shtyjë për muajin gusht edicionin e tetë me radhë, me shpresë se deri atë kohë do të krijohen kushte të mira për Organizimin e “Trekëndëshit poetik” të paqes’, manifestim tashmë tradicional i poezisë në brezin kufitar Kosovë – Serbi – Maqedoni, i cili mbahet rregullisht nga viti 2011 për nder të 12 Qershorit – Ditës së Lirisë për Kosovën.
Shpresojmë që poetët dhe artdashësit të na mirëkuptojnë kurse institucionet tona të tregohen më të përgjegjshme në mbështetjen e projekteve të kulturës që janë begati jona dhe interes i pakontestuar i publikut .
( Gjilan, 19 qershor 2018 )/T.Selimi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close