Modern technology gives us many things.

Stoltenberg: Dyert e NATO-s janë të hapura për Maqedoninë

Loading...

ATSH-MIA/  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një konference për shtypi me kryeministrin Zoran Zaev njoftoi dje në Bruksel, se liderët e Aleancës në samitin që do të zhvillohet më 11 dhe 12 korrik do të dërgojnë ftesë për Maqedoninë për fillimin e negociatave për anëtarësim në NATO.

Pas interpretimeve të ndryshme të opinionit publik rreth procedurës së pranimit të Maqedonisë, Stoltenberg sqaroi mundësitë e anëtarësimit të plotë, referendumi i suksesshëm për marrëveshjen me Greqinë mbetet një kusht i rëndësishëm, por Maqedonia tashmë do të marrë pjesë në të gjitha takimet e NATO-s edhe para anëtarësimit të plotë.

“Në samitin e ardhshëm të NATO-s më 11 dhe 12 korrik në Bruksel, Maqedonisë do t’i jepet një mundësi për të filluar bisedimet e pranimit në Aleancë, ky është një kusht i papërcaktuar që të gjitha vendet anëtare e kanë kaluar”, shpjegon Stoltenberg.

Pas përfundimit të negociatave për anëtarësim, do të nënshkruhet Protokolli për Anëtarësim, i cili duhet të ratifikohet nga parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s. Procesi i ratifikimit është nga ato që merr më shumë kohë.

Stoltenberg sugjeroi që procesi mund të shkojë shumë shpejt, por është e nevojshme të përfundohen të gjitha procedurat për marrëveshjen me Greqinë.

Ai kujton se nëse referendumi dështon, Maqedonia nuk do të jetë në gjendje të bëhet anëtare e NATO-s.

Ai e mirëpriti marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë, duke e vlerësuar atë si një arritje të jashtëzakonshme dhe një shembull për të tjerët në rajon.

“Problemi për emrin ishte hije mbi rajonin një kohë të gjatë, por tani marrëveshja është shembull bashkëpunimi për të gjithë. Dera e NATO-s është e hapur, ndërsa ju jeni në prag. Duam ta shohim Maqedoninë në një rajon stabël dhe në mirëqenie”, theksoi Stoltenberg.

Kryeministri Zaev tha se Maqedonia pret të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s dhe flamuri i saj të valvitet përpara selisë së Aleancës.

Ai vuri në dukje se Maqedonia është duke pritur për ftesën që nga viti 2008 kur u konkludua se i plotëson të gjitha kushtet dhe standardet për pranimin në NATO.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close