Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Të largohet KFOR-i turk nga Kosova

  • Gani Mehmetaj

Me shkruan Dardani nga Prizreni:”Ushtarët e KFOR-it turk në qytetin tonë e në vendbanimet minoritare myslimano-sllave merren kryekëput me rrethprerjen (synetin-gjymtimin) e djemve shtatë-tetë vjeç, me iftare e me përhapjen e islamit. Nuk ndryshojnë nga talibanët e Afganistanit në punë të fesë islame.

Në Prizren na çmenden me organizimin e cirkut primitiv të anadollakëve në kohë ramazani, i nxjerrin fëmijët e shkollave fillore në rrugë që të tundin flamujt turk, shtrojnë rrugica ku jetojnë myslimanët goranë, bullgarë e turq.Ushtarët turq më mirë të presin “luca” fëmijësh se sa koka shqiptarësh, sikurse dikur, me tha në shaka miku im, duke kujtuar kohë kur ushtria turke vriste e masakronte shqiptarë. Por të habitë fakti se si një ushtri, merret me syneti, organizime iftaresh e cirk anadollak”.

Dardani është i mllefosur me praninë agresive të KFOR-it turk në qytetin e tij, që ia kujton ushtrinë serbe, e cila po ashtu dikur privilegjonte myslimanët goranë, bullgarë e turq.
“Është mirë që Komanda Qendrore e KFOR-it t’i largojë turqit nga Kosova, ashtu sikurse na i solli, sepse KFOR-i turk po e nxit urrejtje fetare, bënë diskriminime raciale, duke i privilegjuar ardhacakët aziatikë dhe duke i diskriminuar vendasit evropianë.
Nuk kemi nevojë që ushtrinë serbe ta zëvendësojmë me ushtrinë turke”, me shkruan ai
Nuk ishte në dorën time t’ia plotësoja dëshirën as t’i ktheja përgjigje.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close