Të pafuqishëm ta parandalojnë,Shqiptarët drjet humnerës duke festu Baba Mbretin

Loading...

Shqiptarëve po iu ndodhë para syshë dhe ata janë të pafuqishëm ta parandalojnë!Së shpejti atyre do iu duhet të ikin.Atyre do iu ndodhë përsëri ikja e madhe nga atdheu!
Ata së shpejti nuk do të jenë më shumicë në vendin e tyre,por pakicë e cila do të mbrohet me ligj!Ose nuk do të mbrohet,e ata do të jenë të detyruar për të gjetur një atdhe rezervë!
Nuk po flas për shqiptarët të cilët flasin këtë gjuhë të cilën ua mësoi nëna e të cilën ma me dëshirë do ta ndrronin me njëren nga ato që ata e konsiderojnë më tëvlefshme se sa vet gjuhën e nënës së tyre.

Nuk po flas për shqiptarët të cilët flasin shqip e mendojnë Erdoganin e Turqinë kanë në zemër,as për ata të cilët flasin shqip e në zemër kanë Arabinë e perëndinë e lusin me gjuhen e shkretëtirës dhe sheikëve,as për ata që Persinë duan,as për ata të cilët deri dje kënaqeshin duke folur serbisht e kënaqen sërish kur iu ipet mundësia ta flasin përseri, e kënaqen kurë ndëgjojnë muzikën e okupatorëve.
Po flas për ata shqiptar që mbi të gjitha deshën lirinë e pakusht të atdheut të tyre,për ata të cilët flisnin e flasin gjuhen e lashtë arbnore,e me të i luteshin perëndisë,i kënduan ninullat me po këtë gjuhë.

Po flas për ata shqiptar të cilët s’duan dhe s’deshën të jenë vilajet i Turqisë e as pokrinë e Serbisë.Po flas për ata njerëz që plisin e lashtë nuk e ndrruan me mbulesa orientale ,por janë krenar që bajnë kapuçin e bardhë.Po flas për martinat e kthyera nga Portë e Lartë,dhe Mic Sokolat,Kastriotat,Idriz Seferat…për gjakun e freskët që i vie erë Kosovës së Adem Jasharit,po flas për Shqiptar që kur lindin e kur vdesin janë dhe ngelen vetëm shqiptar.
Ajo që pashë sonte në prizrenin e kryengritjeve të mëdha shqiptare kundër okupatorëve shekullor edhe osman edhe sllav,se si udhët e kryeqytetit panshqiptar po mbuloheshin me të kuqt e flamurit turk,më bëhej se po shtrohej udha e gjakosur e rinënshtrimit dhe e braktisjes së pa kthim në kthetrat kulshedres sllavo-orientale.Serbet s’do të kenë më fqinj shqiptarët e urryer,por mikun e sapo proklamuar të tyre dhe vëllëzërve të tyre rus,Erdoganin!

/Xhelil Arifi/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close