Advertisements

TIRANË-Rënia e interesit të depozitave ka nxitur investimet

ATSH/- Ulja e vazhdueshme e normave të interesit të depozitave, që erdhi pas politikës lehtësuese monetare të Bankës së Shqipërisë për të ulur koston dhe nxitur investimet, ka bërë që individët të mos i shohin më bankat si një alternativë fitimprurëse për të depozituar kursimet e tyre, por të shohin investimet si alternativën afatgjatë të përfitimit.

Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit për lekun nga 5.25% në shtator 2011 në rreth 1% aktualisht, dhe interesat e depozitave kanë zbritur në më pak se 1% për kursimet vjetore. Në kërkim të fitimeve më të mëdha, individët kanë kaluar në investime më afatgjata, apo në blerjen e letrave me vlerë të qeverisë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit maj, stoku total i depozitave në lekë dhe në valutë shënoi vlerën e 968 miliardë lekëve, ose 1% më pak në krahasim me muajin e mëparshëm ku 70% e rënies erdhi nga tkurrja e kursimeve në valutë.

Megjithatë kursimet në valutë vijojnë të dominojnë, duke përbërë 52.6% të totalit të depozitave që kanë shqiptarët në fund të muajit maj.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close