Turqit e fshehur të “Besës” në Maqedoni

Loading...
  • Nga Fahri Xharra

“Sipas praktikes osmane, për vendet e nënshtruara me dhunë, ushtrohej trysni për konvertim, siç ndodhi ne Shqipëri pas vdekjes se Skënderbeut.

Kripto-Krishterimi u manifestua si ne veriun katolik ashtu dhe ne jugun ortodoks. Prova e pare konkrete e Kripto-Krishterimit, e gjetur tek katoliket i përket viti 1610, por s’ka dyshim qe ky fenomen është me i hershem. Atë vit Marin Bizi ipeshkvi i Tivarit, udhëtoi për ne Shqipëri dhe ndaloi ne një fshat te quajtur Kalevac, jo shume larg nga Durrësi. Sipas tij fshati kishte 16 shtëpi, nga te cilat 10 ishin myslymane, por megjithatë ato kontribuonin për kishën pasi burrat ishin martuar me gra te krishtera. Atij ju afrua një mysliman duke i thëne, qe megjithëse ne fasade ishte mysliman, ne zemër mbante besimin e krishterë, duke dashur te jetoje dhe vdesë si i tille.”

Miku amerikan  : “Një nga arsyet se pse të rinjtë i drejtojnë sytë ka feja është se ata mendojnë se kanë mungesë të mundësive dhe kjo është për shkak të izolimit të Kosovës. Është me rëndësi që SHBA-të janë afër Kosovës dhe Kosova të jetë e integruar në institucionet evropiane. Evropa duhet të bëjë shumë më shumë për Kosovën. Në fund dua të iu japë një paralajmërim për miqtë e rrejshme. Agjenda e Turqisë këtu ka te bëjë me agjenda të cilat janë të partisë së Erdoganit dhe ata kanë për qëllim të qojnë përpara një agjendë të përhapjes së islamit politik. Keni kujdes nga miqtë e rrejshëm” ka deklaruar David Phlips profesor në Universitetin e Kolumbias, raporton “zeri.info”.( David Phlips nga Universiteti i Kolumbias )

Por ,  në ndërkohë  fill pas publikimit të ligjëratës se profesorit amerikan  “Kujdes nga miku juaj i rrejshëm Turqia  “ na erdhi një dhuratë shumë me vlerë nga Lëvizja
“ Besa” : “ Nuk dimë të pimë “Skënderbe”, por kemi të drejtë ta përfaqësojmë vetveten dhe popullin tonë “
A ishte qëllimi të tregojmë se nuk pinë alkool sepse janë të devotshëm , apo me “një të rame  dy të vrame “ , në mënyrë shumë perfide të tregohet se ne ( “Besa” ) nuk e pranojmë  Skënderbeun.? Po mendoj , nuk po di .

Një gjë është e sigurt që këtu fshihen kriptoturqit ( turqit e fshehur ) ! Sigurisht që po  .
Dikush mund të me pyes , si po thua kështu , ku po e di ?-
Zeqirja Ibrahimi na shkroi :  “Nuk dimë të pimë “Skënderbe”, por kemi të drejtë ta përfaqësojmë vetveten dhe popullin tonë “E duan apo e urrejnë, u pengon ose e admirojnë, e ardhmja e shqiptarëve në Maqedoni është në ndërtimin e një opsioni politik autentik dhe autokton, që përkon me vlerat tradicionale shqiptare në Maqedoni, që nuk është importim as nga Lindja, por as nuk është ideologjik enverist e, aq më pak, liberal-jugosllav.” Llafe, këto .

Këtu fshihet “ kriptokombi “ i ri  që “Besa “ do të na krijojë :” Nëse dikujt i pengoi që vajzat e reja shqiptare me shami e pa shami, por me flamur kuq e zi, protestuan në protestat e 9 majit të këtij viti në Shkup ose që nënat shqiptare, rëndom me shami, dolën me flamur kombëtar e me flamur të BE-së në protestë…”
Edhe shami edhe flamur kombëtar nuk bënë , sepse kjo është vetëm ndërrim i strategjisë për të fshehur qëllimin e fundit .

Ju lutem . të keni kujdes dhe vëmendje në këtë fjali të Z.brahimit: “Nëse ne, shqiptarët e Maqedonisë, kemi respekt për bindjet ateiste, madje kemi dashuri për vëllezërit tanë
shqiptarë të besimeve të tjera, bile i tolerojmë edhe ata që me sjelljet e tyre nuk e nderojnë fort shqiptarinë e projektuar nga ne dhe këtë e bëjmë në emër të ruajtjes së kohezionit brendakombëtar, kujtoj se do të ishte e drejtë që edhe ne, që nuk dimë të pimë “Skënderbe”, që mund t’i kemi nënat dhe gratë me shamia, që shkojmë në xhami (por, pa bërë fotografi për Facebook) dhe që agjërojmë, të kemi të drejtë ta përfaqësojmë vetveten dhe popullin tonë. )”
-“me sjelljet e tyre nuk e nderojnë fort shqiptarinë e projektuar nga ne “ – dmth.fshihet një strategji  sekrete e kriptuturqëve në krijimin e  “shqiptarisë  së re “ .
Po , cila na qenka ajo shqiptari e re ? – “ madje kemi dashuri për vëllezërit tanë shqiptarë të besimeve të tjera “ -një demagogji kriptoosmane , e pastër kriptoturke  Pak më lartë e lexuat : “Atij ju afrua një myslyman duke i thënë, qe megjithëse në fasade ishte mysliman, ne zemër mbante besimin e krishtere, duke dashur te jetoje dhe vdes si i tille.” Pra , edhe këta kriptoturqit e Maqedonisë , në fasadë janë shqiptar , por me zemër është turk. Deri kur? , nuk e di.

Sa fjalë i folën për shqiptarët ortodoks , sa shpresë iu premtuan atyre,?

Ta themi drejt , shqiptarët ortodoks e kanë frikë nga lloji ‘besave “
“Me vullnetin dhe krenarinë e tyre të paturpshme po përpiqen t’i bindin shqiptarët se model ideal i jetës së tyre është realiteti i jetës shqiptare i kohës së robërisë turke, kurse ideali i tyre-ideali i tjetërsimit të tyre kombëtar në turq. Këta filozofë të marrë të marrëzisë, tanimë, sipas filozofisë së pushtuesit dhe tezave më antinjerëzore e antishqiptare, kanë krijuar shkollën e tyre, sipas së cilës mbajnë ligjëratat e përditshme dhe përhapin “urtinë” e tyre e “i mësojnë” shqiptarët si duhet të fshijnë kujtesën e tyre historike, të harrojnë ç’kanë qenë e çka duhet të jenë, pra edhe ta likuidojnë vetveten me besime të marra dhe, në kundërshtim me arsyen njerëzore, të besojnë se pushtuesi nuk është pushtues, po çlirues, se robëria nuk është robëri, po liri, se nuk duhet të lakmojnë lirinë dhe përparimin si gjithë popujt e botës, po integrimin me ripushtuesit dhe jetën nën sundimin e tyre.  “

Pra, sipas filozofëve të marrë të marrëzisë ( së turqve të fshehur të Maqedonisë ), nuk duhet t’iu besojmë as dëshmitarëve të gjallë të realitetit shqiptar nën sundimin osman, pra, sipas tyre, nuk duhet t’i besojmë as S. Frashërit, i cili jetoi e përjetoi vetë atë kohë dhe, ndër të tjera, na tregon për gjendjen në të cilën ishin katandisur shqiptarët nën robërinë turke (“Sot, shumë Shqiptarë, nëntëdhjetë për qind, mund të themi, s’janë Shqipëtarë as me mënt as me zemrë; kombin’ e tyre e gjuhënë s’e duanë as e nderojnë; s’duan të këndojnë’ e të shkruajnë në gjuhët të tyre, edhe shumë kanë turp edhe të flasin shqip!”, në: “Sami Frashëri: “Shqipëria…”, Rilindja, Prishtinë, 1978, f. 103). Filozofët e marrë të marrëzisë, përpiqen t’i bindin shqiptarët të mos iu besojnë, madje, as të dhënave të autorëve turq, lidhur me pushtimin turk mbi shqiptarët dhe përjetimet e pësimet e shqiptarëve nën robërinë turke.
Por një nga profesorët e njohur amerikan David Phlips nga Universiteti i Kolumbias duke folur për rolin e edukimit në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm ka thënë se vendi ynë duhet të ketë kujdes nga miqtë e rrejshëm, e që në këtë rast sipas tij është Turqia.

Kriptoturqit e Maqedonisë nuk kanë nevojë të fshehën

E kemi të qartë qëllimin e fundit të tyre ?

Referencat:
“Kripto-Krishteret ne zonen e Ballkanit nen sundimin osman” nga Stavro Skendi
“ Zeqirija Ibrahimi  , http://www.almakos.com/
“Nuhi Ismajli/Gjuhëtar

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close