Advertisements

Veliaj:Teatri Kombëtar në Tiranë nuk ka standarde për shfaqje ndërkombëtare

ATSH/- Gjatë dëgjesës me artistë, arkitektë dhe urbanistë për t’i dhënë Tiranës një Teatër Kombëtar dinjitoz, Veliaj shprehu bindjen se në kushtet në të cilat gjendet sot godina e teatrit nuk mund të mirëpresë asnjë aktivitet të rëndësishëm.

“Do të doja shumë që ne të planifikojmë një ekspeditë dhe një vizitë në stadiumin Kombëtar. Pse e përmend çështjen e stadiumit Kombëtar, jo vetëm sepse është një koncept i ngjashëm me propozimet, por sepse besoj ka një logjikë që ngjan me teatrin. Shumëkush mund të thotë çfarë lidhje ka sporti me teatrin. T’ju bëj një analogji! Një nga arsyet pse na nxiti të bëjmë stadiumin Kombëtar është sepse UEFA tha ‘këtu nuk mund të luhen ndeshje ndërkombëtare’, do të thotë që ekipi i Shqipërisë do të duhej të shkonte të luante jashtë. Për analogji po pyes: Kur ka qenë festivali i fundit ndërkombëtar që është zhvilluar në TK? Kur kanë ardhur aktorët më të mëdhenj në Evropë për të bërë një shfaqje teatrore me standarde në TK? Pra, pyetja është kjo: është për diskutim nëse do kishte një UEFA për TK do e certifikonte këtë teatër?! Si një trupë ku mund të vijë të luajë një trupë e Moskës, e Pragës, Londrës, një trupë e New York? Pra, po të kishte UEFA për teatër do certifikoheshim ne të bënim kampionatin Europian të teatrove në Tiranë me këto kushte ku jemi sot? Unë besoj që këto janë pyetje që duhet t’u përgjigjemi?, tha Veliaj.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close