Advertisements

Zëvendëskryeministri, Limaj: 53 milionët për konzorciumin “Bechtel & Enka” për shkak të keqmenaxhimit.

“Duhet të tregohet deri në fund se çfarë ka ndodhur me kontratën”,ka thënë Fatmir Limaj Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe nnjëherësh edhe Zëvendëskryeministër i Kosovës ,duke folur në lidhje me aferën e dhënies së  53 milionëve për konzorciumin “Bechtel & Enka”.

“Është një situatë e keqmenaxhimit. Ky dëm nuk është i kësaj qeverie për faktin se jemi duke shikuar për kërkesat dhe nevojat e qeverisë së kaluar do të thotë se diçka ka ndodhur rrugës. Pas marrjes së detyrës së ministrit Lekaj është vërejtur se aty ka pasur qeveria e kaluar në mosrrespektimin e disa afateve kontraktuale”, ka thënë Limaj.

“Do të duhet edhe më tepër që nga kjo çështje të informohet dhe opinioni, të tregohet deri në fund se çfarë ka ndodhur me ato 53 milionë. Por, në tërësi arsyeja përfundimtare është keqmenaxhimi”, ka shtuar Limaj.

Siç duket edhe Limaj edhe Pal Lekaj minister i infrastrukturës aludojnë  në keqmenaxhimin e  ish-ministrit Lutfi Zharku.në të vërtetë Lekaj kishte në një konferencë për media ka thënë se Kosova mund të shpëtonte nga kjo, por sipas tij, keqmenaxhimi i ish-ministrit Lutfi Zharku, ka bërë që Kosova t’i humb milionat.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: