Jakup Krasniqi:Kosovës i duhet bashkimi socialdemokrat

Jakup Krasniqi,ish-një zyrtar i lartë i PDK-së dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës,i cili pas mosmarrveshjeve me këtë subjekt themeloi s’bashku me Limajn partinë Nisma ,kryetar i Këshillit Kombëtar i së cilës aktualisht është,ka postuar një shkrim në Facebook ku ka shkruar duke vlerësuar se të gjitha rrethanat politike tregojnë se vendit i duhen bashkimi socialdemokrat dhe konsensusi nacional.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

  • Po bashkimit socialdemokrat, jo çdo forme të barikadimeve vetëm për pushtet!
    NISMA Socialdemokrate ka kohë që është duke e vezhguar situatën politike në vend dhe zhvillimet e qëndrimet politike rreth e për Kosovën.
    Të gjitha rrethanat politike dhe jo vetëm ato na tregojnë se vendit i duhen: bashkimi socialdemokrat dhe konsensuesi nacional.
    Se pari, një bashkim i të majtës ideologjike ( socialdemokratike), fjala është për socialdemokratët e bindjeve dhe jo të fjalëve .

Se dyti, dhe kryesorja, vendit i duhet krijimi i një konsensuesi vërtetë nacional, që donë me thënë jo barikadim: pozitë – opozitë, por bashkim politik për interesin nacional i cili shkon përtej çdo ndarje ideologjike a politike.
Barikadimet e deri tashme politike veç sa e kanë dëmtuar vendin dhe ketë e kemi parë se çka prodhon!
Realiteti që po e jetojmë është dëshmia më e mirë.
Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë për një bashkim të Socialdemokratëve dhe qeverisjen e vendit nga ta! Kjo është më shumë se e qartë.

Politikat socialdemokrate mbetet shpresa për ndërtimin e shtetit të se drejtës, shtetit të dijës e të zhvillimit, shtetit të drejtësisë sociale! Prandaj e vendosa ketë si hap të parë.

Kjo u duhet qytetarëve dhe ata janë sovrani që mund ta vendosin ketë! Ndryshimin duhet e mund ta bëjnë vetëm qytetarët.
Por, kjo nuk duhet që t’i pengojë socialdemokratet që të ndihmojnë krijimin e konsensusit nacional. Përkundrazi duhet ta ndihmojnë fortë formimin e konsensusit të përgjithshëm politik. Konsensuesi u duhet të gjithve.

NISMA Socialdemokrate angazhohet fortë për këto dy çështje të interesit kombëtar!

Për krijimin e konsensuesit nacional, kërkohet angazhimi i të gjithve, e mbi të gjitha i atyre që mendojnë se kanë kontribuar shumë për të ardhur deri këtu.
Le t’i ndihmojnë edhe të tjerët që të japin kontributin e tyre! Këtu e kanë rastin që t’i tregojnë virtytet e tyre fisnike!
Skënderbeu i vlerësonte shumë njerëzit e virtytshëm.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close