300 milionë njerëz nuk e dinë se janë të sëmurë nga hepatiti

Loading...

ATSH – Nga 325 miliona në botë që kanë virusin e hepatitit B ose C, 300 milionë nuk janë në dijeni se bartin këto viruse, ndërsa miliona njerëz në botë përballen me rrezik nga sëmundje kronike të mëlçisë dhe nga kanceri si pasojë e viruseve të hepatitit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shënon 28 korrikun si “Dita Botërore e Hepatitit” për të ngritur vetëdijen në mbarë botën kundër virusëve të hepatitit që kërcënojnë shëndetin e njerëzve dhe janë shndërruar në problem global shëndetësor.

Viruset e hepatitit janë pesë, hepatiti A (HAV), hepatiti B (HBV), hepatiti C (HCV), hepatiti D (HDV) dhe hepatiti E (HEV), por më së shumti vdekje shkaktojnë virusët HBV dhe HCV.

Sipas “Raportit Botëror të Hepatitit për Vitin 2017” të publikuar vitin e kaluar nga OBSH, supozohet se në botë 325 milionë njerëz jetojnë me hepatit viral. Shumica e këtyre njerëzve nuk bëjnë  analiza ose trajtime për të shpëtuar jetën.

Në vitin 2015, 1,34 milionë njerëz humbën jetën si pasojë e virusëve të hepatitit.

Ekspertët tërheqin vëmendjen se miliona njerëz në botë që vuajnë nga virusi mund të shpëtojnë nëse gjejnë mundësi për trajtim.

Hepatiti B, C dhe D mund të shkaktojnë sëmundje kronike të mëlçisë.

Sipas të dhënave të OBSH-së, 6,2 e popullsisë në rajonin e Paqësorit Perëndimor apo 115 milionë persona dhe 6,1 për qind apo 60 milionë persona në Afrikë supozohet të jenë të infektuar me HBV.

Po ashtu, hepatiti B, i cili ka tiparin e të shndërruarit në sëmundje kronike, mund të shkaktojë cerozë ose kancer në mëlçi.

Vaksinimi llogaritet si mënyra më e mirë për mbrojtje nga hepatiti B, i cili mund të jetë vdekjeprurës.

Ndërkaq, virusi HCV më shumë është i përhapur në rajonin e Mesdheut Lindor me 2,3 për qind ose 15 milionë persona dhe në Evropë me 1,5 për qind ose 14 milionë persona.

Hepatiti C është lloj infektimi që fillon me simptome si lodhja dhe dobësimi dhe që prek mëlçinë e zezë, nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë cerozën dhe kancerin e mëlçisë.

Hepatiti D, i cili është virus defektiv, nuk përbën infektim në vete dhe për t’u prodhuar ka nevojë për virusin e hepatitit B. Rrjedhimisht, virusi i hepatitit D shkakton hepatit vetëm te personat që janë të infektuar me hepatitin B.

Ndërkohë, hepatiti E i cili shfaq tipare të nëjta me virusin e heptatit A për sa i përket rrugëve të infektimit dhe gjetjeve klinike, mund të vërehet edhe të kafshët e egra dhe ato shtëpiake.

Vaksinimi është mënyra më efikase për mbrojtje nga hepatiti A dhe B, ndërsa ende nuk ekziston ndonjë vaksinë për hepatitin C.

Po ashtu, rëndësi të madhe kanë edhe masat parandaluese dhe sensibilizimi rreth infektimit me virusin./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close