Ambasadori i Austrisë në Shqipëri,Sattle:“Austria dhe Shqipëria kanë qenë aleate përgjatë shekujve..”

Loading...

ATSH-Gjergji Mima/ – Austria është një nga mbështetësit më të mëdhenj të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler në një intervistë për ATSH-në thekson se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Austrisë ka themele të forta.

“Austria dhe Shqipëria kanë qenë aleate përgjatë shekujve dhe kanë themele të forta. Nëse shkojmë pas në shekullin e 18-të, Austria ishte mbrojtëse e katolikëve në Veri. Në shekullin e 19-të kemi pasur konsuj austriakë që kanë qenë këtu si përshembull Johann Georg von Hahn, i cili është në fakt një nga krijuesit e asaj që sot e quajmë Albanologji. Kështu që ka baza të forta për marrëdhënien tonë”, – thekson Sattler për ATSH

Por, shton ai, “është e rëndësishme të mos shohim vetëm prapa, por të shohim përpara. Kështu që nevojitet të investojmë në këtë marrëdhënie dhe këtë po bëjmë. Austria është, nëse e shohim në aspektin politik, një nga mbështetësit më të mëdhenj të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Ekonomikisht, thekson Sattler, “jemi një ndër 5 investuesit më të mëdhenj në Shqipëri”.

Sattler nënvizon se kultura është një tjetër prioritet i punës së tij në Shqipëri.

“Një nga fushat ku është fokusi im, përveç politikës dhe ekonomisë është kultura, ku kemi investuar shumë. Këtë vit kemi vitin e kulturës austriako-shqiptare, kemi më shumë se 6 evente. Çdo javë një event. Koncertin e Vitit të Ri dhe shfaqje të ndryshme që bashkojnë popujt tanë. Për këtë jam shumë i fokusuar në këtë bashkëpunim kulturor mes dy vendeve tona”, – shprehet Sattler.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close