Advertisements

Anton Çetta ishte shkencëtar e shkuar shkencëtarit , o Ag Apolloni !

Sot shqiptarët , problemin më të madh e kemi me intelektualët të cilët jo që nuk dinë, por për shumë arsye i humbasin virtytet dhe aftësitë e tyre. Një nga ata , me keq ardhje duhet të them që qenka edhe Ag Apolloni .
Nuk e kam “dertin “ që ky me 10 Korrik 2018 e shkroi : “Ag Apolloni: Anton Çetta, lidhje me shkencë s’ka pasë” por më shumë po dhimbsen studentët e tij që ky profesor universiteti i helmon me kapricet e tija prej … si të them? ndoshta edhe … prej hipokriti i infekton edhe të rinjtë që i besohen.
Ia bëj me dije dramaturgut, publicistit, profesorit Ag Apolloni që « Këto ditë nuk u çua shumë pluhur për (mos)ngritjen e bustit të Anton Çettës para Institutit Albanologjik të Prishtinës” por ishte një revoltë e intelektualëve që e shprehen indinjatën e tyre kundër vendimit të Institutit Albanologjik te Prishtinës kundër ngritje së shtatores së Anton Çettes ne oborrin e këtij , i thënçin Institut .

Ag , e paske shkruar :” Të dy palët thanë se Antoni ka qenë burrë i mirë, ka mbledhur përralla, ka pajtuar gjaqe, prandaj sipas njërës palë busti (më mirë do të ishte një përmendore) duhet të ngrihet në një shesh, kurse sipas palës tjetër – vetëm para Institutit. Kjo palë e lidh refuzimin me përkatësinë fetare (katolike) të Anton Çettës, por nuk merret me kontributin e tij shkencor. “ . Marre të qoftë !

Duke e ditur dhe i njohur disa profesor të Universitetit të Prishtinës si duket që edhe ti qenke si ata , është sigurt që “ Kjo palë e lidh refuzimin me përkatësinë fetare (katolike) të Anton Çettës” . Por, mund të jetë edhe kjo .

Profesor , a të ka rastis që të dëgjosh që serbi Jovan Cvijiq që në vitin 1905 kishte kërkuar formimin e Institutit Albanologjik në Beograd ? Në vitin 1905 u themelua Universiteti i Beogradit që ishte vazhdimësi e një Shkolleje të lartë.. Dhe që në atë kohë kishte lindur nisma për mësimin e gjuhës shqipe nga serbët me një urdhëresë administrative që ” të futet mësimi i gjuhës shqipe dhe literaturës së saj dhe t´i besohej vetëm një lektori” (http://www.fmimages.org/pse-u-krijua-katedra-e-albanologjise-ne-beograd-me-1905trrr/) me një arsyetim që të “ mblidhet krejt krijimtaria mendore e shqiptarëve “ .

Cila na paska qenë krijimtaria mendore e shqiptarëve, Ag Apolloni ? Folklori pra, po ai folklor që ti përqeshësh me Anton Çetten « Është mbledhës dhe kompilator i folklorit, por s’ka pasur as metodë, as qasje, as terminologji shkencore dhe këtë e them me kompetencë të plotë. “

Mos ia jep vetit aq lartë, është shumë qesharake kur shkruan :” Unë personalisht, jo si shkrimtar, por si profesor dhe si doktor i shkencave filologjike, do të ndihesha i ofenduar nëse para një instituti shkencor do të vendosej figura e një pleqnari, në vend se e një shkencëtari “ Po cili nga ju , e nga institute albanologjik apo sot edhe nga Universiteti i Prishtinës jeni shkencëtar ?
Gjuha shqipe është gjuhë shumë fisnike që në bërthamën e saj i ka edhe fjalët Ag dhe Agim, por gabimisht qenka përdorur gjuha e stërlashtë shqipe me ty .

Shiko Terr Apoloni : “Në historikun e katedrës se Albanologjisë në Beograd lexojmë:” Mësimin duhet ta mbante Zhorzh Meksi, profesor nga Athina, por pa sukses(?). Në vitin 1907, rektori i Universitetit të Beogadit u bë Dr. Jovan Cvijiçi . ( antishqiptari i përbetuar fxh) dhe me atë rast thoshte:”…duhet të fillojnë studimet për etnografinë, gjuhën dhe dialektet e Shqiptarëve si dhe turqve të Ballkanit. Gjuhëtarët tonë (serb fxh) duhet të bëjnë gramatikën e shqipes dhe të mbledhin të gjitha ato që vijnë nga ky popull ” ( serbisht ‘ umotvorine “ thoshte Cvijiqi .)
Ju, që ia jepni shumë lartë vetvetes është “ meritë “ e sistemit të kalbur intelektual dhe arsimor të Kosovës.
Ti pa fije fytyre edhe guxon të shkruan: “Anton Çetta ka marrë rrogë në Institut, Ai thjesht ka mbledhur (më shumë ka kompiluar) përralla e anekdota. Më tutje, dorën në zemër, lidhje me shkencë s’ka pasë. “ Po ti ku merr rrogë or i pa udhë ?
E di to or derëzi , që edhe pajtimi i gjaqeve dhe 500 mijë shqiptarët që i shkuan Anton Çettes, ishin në dosjen e vendosjes për pavarësimin e Kosovës.?
Sa vështirë me intelektualët e “merituar “ të Kosovës

Fahri Xharra,13.07.18
Gjakovë


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close