Modern technology gives us many things.

BE-ja negocion me vendet afrikane për të ngritur qendrat e migrantëve

Loading...

ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian do të fillojë negociatat me vendet e Afrikës për të parë nëse ato janë në gjendje të presin të ashtuquajturat “platforma rajonale zbarkimi” në territorin e tyre, deklaroi sot për median gjermane një komisioner i BE-së.

Zyrtari gjerman, Guenther Oettinger, që është komisioneri europian për Buxhetin, dekalroi për të përditshmen “Frankfurter Allgemeine Zeitung” se “një marrëveshje e BE-së për të ngritur këto qendra kërkon një marrëveshje partneriteti me vendet në Afrikën e Veriut, që kanë dalje në Mesdhe apo në rajonin e Sahelit”.

“Kjo është ajo që duhet të negociojmë tani”, shtoi ai duke sugjeruar se për këto qendra mund të përdoren gjashtë miliardë euro nga buxheti i BE-së.

Gazeta raporton se Libia, Malia, Nigeri dhe Nigaria shihen si kandidatët më të mirë nga komisioni, ndonëse Ottinger nuk përmendi asnjë emër.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit sapo ka marrë presidencën e radhës së BE-së, deklaroi dje se “është e rëndësishme që çdo vend i BE-së të përdorë lidhjet e tij me vendet afrikane për të gjetur një zgjidhje për çështjen e azilantëve në Europë”.

Ai specifikisht përmendi lidhjen mes Italisë dhe Libisë, si dhe Spanjës me Marokun.

Deri tani asnjë qeveri e Afrikës së Veriut nuk ka shprehur dëshirën për të pritur këto struktura, madje shumë vende, përfshirë Egjiptin, Libinë dhe Marokun e kanë kundërshtuar këtë ide. /

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close