Advertisements

CIA, Paralajmëron Europën ndryshe: “Bllokun e vendeve orthodoxe të Europës”,edhe “Shqipëria e Shqiptarët” në të!!! Si ?!!

Sipas mediave agjencia amerikane e intelegjences CIA k paralajmëruar ndryshime të mëdha në truallin Europian brenda vitit 2020!Ajo parasheh që në një të ardhme të afërt kontinenti ynë do të duket krejtësisht ndryshe nga siç duket sot!
I ndarë në tre pjesë në Europë “të re”,”të vjetrën”,dhe “atë “pravosllave”.Kinse projeksioni
i CIA-s për vitin 2020 parashikon bllokun perëndimor, ose “Europën e vjetër”, e cila do të përbëhej nga Gjermania, Franca, Austria, Britania e Madhe, Spanja, Portugalia, Italia, Suedia, Norvegjia, Finlanda. “Evropa e Re” do të përfshinte Letoninë, Lituaninë, Estoninë, Poloninë, Hungarinë, Republikën Çeke, Sllovakinë, Slloveninë dhe Kroacinë, me këto vende, një herë pjesa më e madhe e Paktit të Varshavës, tani do të ishte baza kryesore ushtarake amerikane në Evopa.

Përderisa vendet Serbia, Greqia, Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania, është në grupin e “vendeve ortodokse”. Këtij grup do t’i përkiste edhe BiH dhe Shqipëria!!.
Sipas CIA-s, në zonën katolike vendet e Evropës Lindore, do të ishin nën patronazhin e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Shqipëria, ashtu dhe Kosova, e cila u veçua , do të ishin pjesë e “zonës ortodokse”.
Trazirat që filluan në vitin 2008, kur BE ishte në vështirësi, tronditën unitetin e Bashkimit dhe “Stratfor” parashikoi se do të ishte e vështirë të kthehej në ish-unitetin dhe nëse mbijeton, do të funksiononte më i kufizuar dhe më e fragmentuar. “Në dekadën e ardhshme, Evropa do të përcaktojë ngritjen e shteteve kombëtare si forca lëvizëse në kontinent.” Numri i shteteve kombëtare ka gjasa të rritet në lëvizjet shkëputëse ose në shpërbërjen e vendeve, “parashikon Stratfor në një projeksion të së ardhmes së Europës deri në vitin 2025.

Rënia ekonomike e Evropës është gjithashtu për shkak të plakjes së kontinentit të vjetër, i cili, siç parashihet nga CIA, ndikon jo vetëm humbjen e fuqisë së BE-së si një “lojtar botëror”, por edhe për fatin e NATO-s dhe aleancave ushtarake të vjetra.
Cia ka parashikuar se deri në një periudhë të caktuar edhe popullata me ndikim musliman do të rritet në numër,gjë e cila do të shkaktojë tensione shtesë.
CIA ,gjithashtu parashikon se edhe mardhëniet në mes të Europes dhe Shteteve të Bashkuara nuk do të jenë më të tilla siç jemi mësuar ti njohim pasd Luftës së dytë botërore.Kësaj siç njoftohet po i kontribon dhe po punon për realizimin e saj edhe presidenti aktual Donald Trump.
Kjo, siç parashihet, do të rezultojë në një devijim nga institucionet që ne jemi mësuar me to që nga Lufta e Dytë Botërore. NATO mund të dobësohet dhe të zëvendësohet nga një arkitekturë e ndryshme evropiane në fushën e mbrojtjes.

Pra ,larg qofshin këto parashikime!Çfarë janë këto parashikime?!Vasj halli për ne Shqiptarët po hoqi dorë Amerika nga ne.Apo si të spjegohet ndryshe “lënia e shqiptarëve “në sferën e ndikimit orthodox sllav.Nëse ka diçka të vërtetë këtu ajo nuk duket e mirë për neve,apo i ndihmuam vetë kësaj gjendje.Dhe tani kemi ngelur as andej e as këndej.Ajo statusi i veçantë i cili na është rezervuar neve në këtë “ndarj” të re të Europes nuk është ndonjë omen i mirë,sepse i bie që ne do të jemi sërish pre e ndarjeve dhe ndikimeve të reja ,dhe ku biem biem dhe aty do të ngelemi!Ose me shpresë se neve ,megjithate do të na mbajë Amerika!?
/Xh.Arifi/Proinformacion.com


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.