Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Fake News-Ligje të reja kundër lajmeve të rreme

Loading...

ATSH-AFP/ – Disa vende kanë miratuar ose do të miratojnë legjislacione në luftë  kundër përhapjes së lajmeve të rreme në rrjetet sociale apo kundër përpjekjeve për dezinformim në periudhë zgjedhore.

Dispozitat e reja kanë përgjithësisht objekt i kritikave të forta në emër të mbrojtjes së lirisë së fjalës.

– Gjermani –

Deputetët gjermanë miratuan në qershor 2017 një ligj kundër shpërndarjes në rrjetet sociale të gjuhës së urrejtjes, por gjithashtu dhe informacioneve të rreme, propagandës terroriste dhe pornografisë së fëmijëve.

Rrjetet sociale si Facebook rrezikojnë në kuadër të këtij ligji një gjobë që arrin deri në 50 milionë euro.

– Francë –

Dy projektligje të kundërshtuara kundër manipulimit të informacionit në periudhë zgjedhore po diskutohen aktualisht në Parlament. Ato synojnë të mundësojnë për një kandidat ose parti të ndërmarrë veprime ligjore për të ndaluar publikimin e informacioneve të rreme gjatë tre muajve që paraprijnë zgjedhjet kombëtare.

Teksti i kërkuar nga Emmanuel Macron kërkon të kundërshtojë përpjekjet për destabilizim, veçanërisht nga jashtë, nga publikimi viral i informacioneve të rreme.

– Brazil –

Vendi nuk disponon legjislacion specifik për lajmet e rreme, por të paktën 14 projektligje janë aktualisht në studim, një në Senat dhe 13 në Dhomën e deputetëve.

Ai i Senatit parashikon dënime që shkojnë deri në tre vjet për çdo publikim në internet të informacioneve të rreme.

– Malajzi –

Parlamenti malajzian miratoi në prill 2018 një ligj kundër lajmeve të rreme me dënime që shkonin deri në gjashtë vite burg dhe 130 000 dollarë gjobë.

– Kenia –

Një ligj i miratuar në muajin maj nga presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta që ka si objektiv krimin kibernetik parashikon të parandalojë përhapjen e lajmeve të rreme. Një prej neneve parashikon një gjobë prej 50 000 dollarësh (42 000 euro) dhe dy vjet burg për publikimin e të dhënave të rreme apo fiktive./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close