Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Gjashtë kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Loading...

Të ejten Kuvendi i Kosovës e ka në rend dite zgjedhjen e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe do të jetë kjo përpjekja e dytë për ta kompletuar këtë institucion me anëtarë të rinj, pas skadimit të mandatit të anëtarëve të saj. Anëtarët e këtij komisioni presin që të përmbyllet ky proces, ndërsa njohësit e çështjeve kushtetuese janë kritikë për qasjen e partive ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka përzgjedhur gjashtë kandidatë dhe ia ka rekomanduar Kuvendit për votim. Nexhmi Rexhepi, Safet Hoxha, Remzije Istrefi Peci, Shkëmb Manaj, Vigan Qorrolli dhe Emrush Kastrati, janë kandidatët e përzgjedhur. Vetëm ky i fundit është emër i ri për deputetët, të tjerët ishin në garë edhe më herët, por në seancën e majit, asnjëri nuk i mori votat e mjaftueshme për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, kështu që procesi u kthye në pikën zero.


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close