Modern technology gives us many things.

Gjenerali Clark: Rusia, Turqia dhe Kina po luajnë “ lojën ballkanike”

Loading...

Gjenerali amerikan i mirënjohur Wesley Clark,në një tekst autorial në “The Washington Post” ka vlerësuar se Ballkani mund të jetë përsëri tokë e krizës, prandaj SHBA dhe BE duhet të reagojnë në mënyrë urgjente, sepse në rajon janë të pranishme fuqitë e jashtme të cilat po krijojnë stres dhe se ajo që dimë nga historia është se Ballkani Perëndimor është shumë i brishtë.

Ai ka dhënë një intervistë edhe për mediat bosniake .

, Në këtë intervistë Clark thotë se fjalët e ashpra dhe veprat agresive mund të sjellin deri te konflikti në Ballkan më shpejtë se kudo në botë.

“Po, duhet të jemi të brengosur. Duhet që Ballkani Perëndimor të shtyhet përpara, në civilizim perëndimor dhe civilizim transatlantik, edhe atë sa më shpejtë. Kanë kaluar 23 vjet prejse është nënshkruar Marrëveshja e Dejtonit dhe mbetet të bëjmë edhe shumë për zhvillimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe mendoj se kjo po shkon shumë vështirë”, ka thënë Clark i cli ka qenë komandant i forcave të NATO-s në Evropë gjatë bombardimit të Serbisë.

Ai flet edhe për “ lojën ballkanike” të cilën po e luajnë Rusia, Turqia dhe Kina.

“Ballkani është mbi pllakën tektonike të racës njerëzore, ky është rajoni ku historikisht janë konfrontuar civilizimet, dhe ende janë duke u konfrontuar. Kështu që është vlerësimi i drejtë se ne duhet ta shfrytëzojmë NATO-n dhe të sigurojmë siguri ushtarake”, ka thënë gjenerali amerikan.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close