Advertisements

Jo lëmoshë, pagë të dinjitetshme

Fehmi Sylejmani


Pavarësisht se thuhet dhe qëndron saktë thënia se arsimimi është fizionomia e një kombi, kjo megjithatë te ne në Kosovë nuk po dëshmohet dhe nuk po përfillet, pikërisht nga krerët më të lartë qeveritare, të cilët jo vetëm njëherë, por edhe shumë herë tjera, arsimin vetëm e kanë në gojë, por jo edhe në qëndrime dhe veprime konkrete.
Projektligji për nivelizimin e pagave për mësimdhënësit e shkollave 9 vjeçare dhe ato të mesme, padyshim se po i injoron, nënçmon, përbuz, indinjon, demotivon, demoralizon dhe degradon, sepse lartësia e koeficientit e paraparë për këto kategori arsimore, 2.15 për mësimdhënësit e shkollave të mesme dhe 1.95 për ato të 9 vjeçares vërtetë karshi shumë kategorive tjera është tepër i ulët, i padrejtë dhe i papranueshëm, duke e marrë parasysh punën, detyrat dhe qëllimin e një edukuesi të brezave të rinj. Mësimdhënia është profesioni ndoshta më i çmuar, më i dobishëm për bashkësinë dhe ka ndikim më të madh në lumturinë e përbashkët dhe pa mëdyshje se një mësues i mirë është si një qiri: “Ai konsumon vetveten për t’ua ndriçuar rrugën të tjerëve”.
Sot një mësimdhënës në Kosovë nuk vlerësohet me pagesë shtesë për përformancë të mirë, kujdestari, mësim shtues dhe plotësueses, ndonjë aktivitet të shtuar, rezultati profesional, shtesa për punë jashtë orarit/kohës normale të punës, shtesa të ndonjë udhëtimi zyrtar, të avancimit dhe zhvillimit profesional, shtesa fëmijnore e …
Të krahason apo të barazohen mësimdhënësit me disa kategori tjera shoqërore të një niveli krejt tjetër të shkollimit nuk është tjetër përveç fyerje dhe nënçmim i profesionit që një mësues e ushtron. Me këtë vlerësim të këtij koeficient mësimdhënësit kosovar po ndihen tepër të nënçmuar, të fyer dhe shumë të shqetësuar më këtë trajtim që po e bën kjo qeveri dhe qeveritë e mëparshme.
Përderisa në boten demokratike dhe në vendet më të zhvilluara, arsimit i jepet rëndësi dhe prioritet i veçantë, te ne në Kosovë, kjo çdo vit e më tepër vetëm sa po nënvlerësohet. Pothuajse në çdo vend demokratik, lartësia e koeficienti, duke mos i numëruar benifitet tjera, e asaj më të lartës me kategorinë e mësuesve duhet të jetë një e treta e saj. Një matematikë e thjeshtë, lartësia me ë lartë e pagës në Kosovë, parashihet të jetë me koeficientë 12, andaj një e treta e 12 është 4, prandaj do të ishte më së e logjikshme dhe shumë e drejtë, që kategoria e mësimdhënësve të ketë koeficiinetin 4, që do të ishte ekuivalentë me specialistët e mjekësisë, sepse sot arsimi ka ecje të shpejtë, saqë çdo mësimdhënës është në vazhdimësi nëpër trajnime, duke ndjekur trandet evropiane.
Arsimi është një nga shtyllat kryesore dhe më të rëndësishme të një shoqërie dhe nuk e ka merituar këtë tretman, përkundrazi para se të aprovohet ky projektligj i pagave, organet relevante le të kenë në konsideratë këtë shqetësim të arsyeshëm të mësimdhënësve dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e mundshme, në mënyrë që ky koeficient të ketë rritje qind për qind. Në të kundërtën, do të jetë shumë vështirë, që cilësia në arsimi të rritet, për faktin se demoralizimi i mësimdhënësve në bazë të këtij kategorizimi do të jetë tepër i madh dhe të pamotivuar për punë.
(Autori wshtw mwsimdhwnws i matematikws dhe njwherwsh trajner i licencuar nga MASHTI dhe GIZ i disa progrmave arsimore dhw njihet si njohës i mirw i arsimit parauniversitar).

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close