Advertisements

Kalaja e Rozafës mirëpret mijëra vizitorë

/ATSH/ – Monumentet e kulturës si vende atraksion dhe historike po presin çdo ditë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Fillimi i sezonit të ri turistik duket premtues pasi këto vende janë ”magnet” për turistët e huaj sepse kanë brenda tyre histori, kulturë dhe detaje mistike që ngjall jo pak kuriozitet tek vizitorët.

E lashta kalaja e Rozafës, në Shkodër vizitohet çdo ditë e më tepër nga të gjitha moshat, vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer. Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës.

Kalaja e Shkodrës në periudhën janar-qershor 2018 në total ka tërhequr 43690 vizitorë, nga të cilët 6623 është numri i atyre që kanë përfituar hyrje falas gjatë festave zyrtare, ditëve të shënuara të Trashëgimisë dhe të dielave të fundit të çdo muaji.

Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. Kështjella Rozafa është monumenti historik më antik.

Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX).

E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare.

Objekte të tjera me vlera të mëdha kulturore e që tregojnë shumë për historitë e kaluara të popullit tonë janë ,cisternat e ujit të shek XV, katedralja e shek XIII, e cila pas pushtimit osman u kthye në xhami. Po kështu aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës, i cili shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close