Advertisements

Këngëtarja jonë e mirënjohur Nexhmije Pagarusha në spital,por pa ndonjë lëndim serioz

ATSH/- Gjendja shëndetësore e këngëtares së madhe Nexhmije Pagarusha është e mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë pas aksidentit të pësuar në banesën e saj.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizitoi sot në spital, këngëtaren Nexhmije Pagarusha ku u informua nga afër me gjendjen shëndetësore të këngëtares.

“Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur e i gëzuar që Pagarusha është në gjendje të mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. I uroj shërim sa më të shpejtë dhe dua të falënderoj të gjithë ata që janë përkujdesur për shëndetin e saj, që nga stafi mjekësor edhe studentët që kanë ndërhyrë për ta ndihmuar këngëtaren tonë të madhe”, u shpreh ministri Gashi.

Ministri i ka ofruar këngëtares Pagarushës mbështetjen e plotë të MKRS-së.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close