Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Klosi: Një pjesë të plazheve ende nuk kanë marrë masa për sigurinë e plazheve,ndërprerje kontratash nëse vazhdon kështu

Loading...

ATSH/- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u dërgoi një letër kryetarëve të bashkive të qyteteve bregdetare, në mënyrë që këta të fundit të marrin masat për stacionet e plazhit pa roje bregdetare.

Ministria e Turizmit bëri të ditur se, sipas një kontrolli në terren që ka bërë Taks Forca ka rezultuar se në një pjesë të plazheve ende nuk kanë marrë masa për sigurinë e plazheve.

Nuk kanë vendosur sinjalistikë me bova për largësinë e lejuar për not, sinjalistikën për zonat që mund të përdoren nga mjetet lundruese, për argëtim. Plazhet nuk janë pajisur me kulla vrojtimi dhe vrojtues plazhesh, etj.

“Ligji është i qartë. Ndërprerje e kontratës për kë nuk zbaton ligjin”. Ministri Klosi në këtë letër ju drejtohet kryebashkiakëve: “Keni përgjegjësinë për zbatimin rigoroz të ligjit për sigurinë në det. Ndërprisni kontratat me subjektet që nuk garantojnë sigurinë në plazhe”, ka thënë Klosi.

Sipas njoftimit zyrtar, megjithëse ka më pak humbje jete në plazhe se vitet e kaluara për të njëjtën periudhë, Klosi ju kërkon vendorëve që të marrin masa si dhe nxit organet hetimore të nxjerrin përgjegjësit për humbjen e 3 jetëve javën e kaluar.

“Nxis procesin e hetimit të çdo rasti të humbjeve të jetëve për të bërë evidentimin e qartë të përgjegjësive ligjore dhe ndëshkimit të tij, nëse kjo ka ndodhur në kushtet e mosplotësimit të kushteve dhe kritereve të përcaktuara me V.K.M “Për sigurinë e jetës në det”, shkruan Klosi.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close