Kroacia dhe Serbia në prag të një konflikti të armatosur?

Loading...

Vladimir Bizhga


Luftë e re ballkanike? Kroacia është poligon për luftë, armatoset edhe Serbia
Militarizimi i dy vende është dramatik, ato janë në kufi të konfliktit, thonë agjentët e inteligjencës amerikane
Ankthi i luftës po kthehet në Ballkan. Lufta në Ballkan tashmë ka filluar. Serbia nuk ka shumë kohë. Serbia po përgatitet për luftë të re kundër Kroacisë. Gjithë forca e titujve të tillë dhe të ngjashëm muajt e kaluar po i kaplon ballinat e portaleve dhe gazetave në Kroaci, Serbi dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Këtë pohim shpesh e shpallin agjentët e shpenzuar dhe politikanët e harruar të etshëm për vëmendje mediatike, por edhe analistët serioz, dhe burimet e lidhura me qeveritë e fuqive më të mëdha, ish ministrat.
Këtë tezë për luftën e mundshme e ka përhapë Ted Galen Carpenter, autor, analizat e politikës së jashtme të cilit e kanë botuar edhe New York Times, Washington Post si dhe Wall Street Journal. Në Serbi këtë vazhdimisht po e përsëritë Ljuban Karan, ish oficer i Shërbimit informativ ushtarak (KOS), dhe këtë e pohon edhe ish ministri britanik Denis MacShane.

Publikimi i tezave të fundit, edhe atë të arsyetuara shumë mirë për luftën që po afrohet, ka arrit nga analiza e Institutit Amerikan për Stabilizim dhe Tranzicion (IST). Kjo organizatë joqeveritare mbledh një numër të madh të ish gjeneralëve dhe logjistikëve amerikan të cilët kanë kryer detyra shumë delikate në Irak dhe Afganistan viteve të kaluara dhe kanë qenë të lidhur me shërbimet e inteligjencës.
Në mes tyre është edhe Max Primorac, këshilltar shumëvjeçar i qeverisë amerikane, por dhe i punësuari i Pentagonit.
Primorac është me prejardhje kroate, dhe shumë rrallë është përmendur në publikun kroat. Tezat e tija për shpërthimin e një lufte të re në Ballkan rrjedhin nga fakti se zgjedhjet e përgjithshme në BeH në vitin 2018 do të shkaktojnë tensione për shkak të cilave do të jetë e pamundur shmangja e konfliktit të armatosur.
Dhe vërtet, duke pasur parasysh referendumin e Dodik’ut, pastaj deklaratat e Izetbegovic’it për patronazhin turk mbi Bosnjën, në BeH po “zihet” prej kohësh. Por ndoshta proceset në Serbi dhe Kroaci, siç janë mobilizimet, ushtrime dhe armatimet, duhet të brengosin edhe më tepër.

“Bosnja dhe Hercegovina është vend jostabil dhe ende nuk është e emancipuar politikisht. Referendumi i paradokohshëm në “Republika Serpska” ishte vetëm hapi i parë për një sërë referendumesh, madje edhe për pavarësinë e “Republika Serpska’s”. Kjo me siguri do të krijonte mundësi për konflikt të ri, dhe duke marrë parasysh se Rusia është e kyçur në luftime hibride dhe se ekzistojnë lidhjet shumë të forta në mes të Milorad Dodik’ut dhe Rusisë, këtu do të kishim ndikimin rus nëpërmes të armatimit, taktikës, luftës së inteligjencës me informime dhe dezinformime”, ka thënë presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic.
Kah mesi i javës, anëtari i Kryesisë së Bosnje dhe Hercegovinës Bakir Izetbegovic ka udhëtuar për në Turqi dhe atje ka deklaruar se “flamurin e luftës për islam të drejtë dhe për qasje të drejtë ndaj islamit e mbajnë Turqia dhe presidenti i saj Erdogan, ashtu siç e ka mbajtur në mënyrë të drejtë i ndjeri Alija Izetbegovic”. Gjashtë ditë më herët Izetbegovic ka thënë se babi i tij ia ka lënë amanet Bosnje dhe Hercegovinën Erdoganit…
Por ndoshta proceset në Serbi dhe Kroaci, siç janë mobilizimet, ushtrime dhe armatimet, duhet të brengosin edhe më tepër./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close