Advertisements

Kryeministri Haradinaj uron 4 Korrikun

Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e 4 Korrikut Ditës së Pavarësisë amerikane ka uruar shtetin amerikan me rastin e 242 vjetorit të Pavarësisë, duke kujtuar se populli i Kosovës është përjetë mirënjohës ndaj SHBA-ve për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi.

“Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, u përcjellë urimet më të përzemërta Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, amerikanëve me mision në Kosovë dhe të gjithë paqeruajtësve në radhë të KFOR-it”, ka shkruar Haradinaj.

Duke shtuar se Kosova me krenari  është përcaktuar për aleancë dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Besnikë të idealeve të lirisë dhe paqes, të cilave iu prin Amerika në botë, sot festojmë edhe ne, krah për krah me miqtë tanë”, përfundoi Haradinaj.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close