Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Lakmia pas tjetrit dhe kriza e identiteti!

Loading...

Kur ke probleme me vetën, me atë se kush je dhe çka je, kur fillon të kesh dyshime në vetën, në vlerat tua dhe në qenjën tëndë, fillon t’i lakmosh atij tjetrit… Fillon të të pëlqejë ai tjetri, lypë dhe ‘gjenë’ lidhje dhe vegëza t’i kapësh atij tjetrit dhe të fillosh të besosh se … “në fakt, s’jemi ne bash këta që jemi. Ka gjasa të jemi këta tjerët, të organizuarit, të fuqishmit, të suksesshmit”…

Natyrisht, kjo ndodhë për arsye të ndryshme. E më së shumti kur e ke një bërllog elitë në krye, posaqërisht në politikë dhe në udhëheqësi të shtetit. Sepse të gërrditin shtetin dhe kombin.
Dhe fillon t’u japësh mendëve davran… Sa do të dëshiroje të jesh shteti i 55 i SHBA, sa për një leje qendrimi në vend të huaj deklarohesh ai që kurrë ske qenë, sa magjepsesh pas turkut e arabit, sa bien në delirium se fitoi Zvicrra a Kroacia…

Quhet, krizë identiteti!

Për fillim vetëm kaq. Më vonë përfundon me çbërje të plotë.

Ndodhë të përfundojë edhe me çbërje të pjesshme. Disa fillojnë të quajnë vetën Toskë, disa Gegë, disa Malsorë e të tjerët Kosovarë… Këta që ia dalin të ikin në shtete të huaja qe në gjeneratë të parë vetëdeklarohen si “… me prejardhje shqiptare”. Krijohen aty degë e nën-degë, me nën-identitete për një ligë të tërë të kombeve nahi. Sa që e vetmja që mund t’ju ngelë e përbashkët mund të jetë një akronim.

Diçka si RAE komuniteti. Nësë vazhdojmë kështu gjithsesi do ia kalojmë RAE-s!

/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close