Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Kuvendi i Kosovës sot në seancë plenare

Loading...

Në rend dite janë disa pika nga seancat e kaluara si dhe një seancë e re.
Punimet e seancës do të fillojnë nga ora 10:00.

Rendi i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 8, 14, 19, 28 qershor dhe më 5, 6 dhe 9 korrik 2018:
1. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-080 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”,
2. Votimi në parim i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
3. Votimi në parim i Projektligjit për aktet juridike,
4. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,
5. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-064 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbime postare,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit Nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
11. Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
12. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
13. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,
14. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,
15. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,
16. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2017,
17. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021,
18. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
19. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione,
20. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-të Lëvizjes Vetëvendosje dhe GP të LDK-së, në lidhje me vendimin e Qeverisë Nr.01/50 të datës 05.06.2018 për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit,
21. Shqyrtimi i kërkesave të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e buxhetit, si dhe për zgjatjen e mandatit (afatit) të këtij Komisioni,
22. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
23. Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare dhe
24. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

II. Pikat për seancën e re plenare:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,ë
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim dhe
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close