Modern technology gives us many things.

MIQËSIA DHE PËRKËDHELJA E SINQERTË

(Shkrimi i tetë që e lexova nga Agron Iliriani)

Loading...

Brahim AVDYLI:


Duke u munduar të pushoj pas këtyre dhembjeve të shumta të rrahjeve, rashë si pa fuqi pranë gurëve të mbështetem. Mora frymë thellë dhe ngadalë e mora veten. Fillova që të mendoj për një çështje më të vlerëshme nga gjërat poashtu elementare. Po e them unë se ajo është një gjë fundamentale, njësoj e vlershme sikur atdheu i madh shpirtëror; sikur kreshnikët e vendlindjes; sikur buka që i gëzohesh kur e ke pranë vetes. Buka është e pandashme me jetën. Pa te, nuk jetohet. Ndërsa uji është i doemosdoshëm.
E thash buka, sepse për te i drejtohesh mikut tënd, kur nuk ke me çka ta blesh apo ta fitosh. Miqësia e vërtetë është për ditë të vështira. Për ate e bën edhe vdekjen. Janë të rrallë e të paktë miqtë. Pa një mik, nuk mund të qëndrosh në të njëjtin vend, sepse kur të shtërngon situata, i drejtohesh atij, mikut të rrallë, që t`a këpusë lakun në fyt, ose të mori lumi e shkove.

Kjo është një çështje tjetër, sikur kodra pas kodrës. Janë njëra pas tjetrës. Kur lind e ku u linde sheh dhé, tokë, lisa, shtëpi, njerëzit tuaj, ata dhe ato që të rrethojnë, që mundohen për t`i rrëfyer, treguar e mësuar gjërat më të mira e më të nevojshme. Kjo është vendlindja yte, që lidhet më vonë me qytetin e rrethinën; me krahinën e shtetin, kur je rritur e mësuar ato që të duhet për të jetuar, e për të qenë i vlershëm për to. Çka kanë ditur ata t`i kanë treguar, që kur të jesh “i madh”, burrë, i dobishëm për Atdheun, trim e sojnik, edhe ti t`i gëzohesh këtij fakti, në një botë të turbullt, që të ka lindur Zoti i Madh. Çka është fije e mirë e karakterit tuaj; çka është shenjë e mirë; çka është veti e mirë; sjellje e mirë; e durueshme dhe me një qëllim të mirë; janë veti e Zotit të Madh, prandaj duhet t`a mbash në mendje e t`i lutesh kur duhet…

Në shpirtin tënd e ruan qetësinë; me shpirtin tënd i gëzohesh Atij, pra Zotit të Madh e Krijuesit të Universit. Fakti që Zoti i Madh e njerëzit përreth, paraprakisht familja e jote, të kanë dhënë këtë dhunti që t`i buzëqeshës fatit; të qeshësh në vend se të qajsh, kur është më tepër për vaj; të jesh shumë i durueshëm, kur nuk e do fati të jesh gjithmonë i tillë; dhe ke një veçanti e ke mundësi të buzëqeshësh edhe kundërshtarit e armikut tuaj, jo me ironi, i cili të ka rrahur, si mua, në këtë burg, atëherë kjo është dhuntia e parë.
Kur e ruan qetësine e buzëqesh sinqerisht, atëherë e sheh botën derisa të mbërijnë sytë që të shohësh dhe rritesh pak nga pak me shpirt. Je pak më i lartë, në krahasim me të tjerët rreth teje apo të atyre që të rrethojnë. Rritjen me shpirt nuk e shohin njerëzit normal. Rritjen me trup, e shohin.

Këtë nuk e dinë të gjithë pranë teje. Njeriu rritet me shpirt, e rritja e trupit është rritje materiale, jo rritje shpirtërore apo imateriale. Shpirti është diçka e mbrendshme, që ta ka falë Zoti i Madh, në bark të nënës sate. E shohin vetëm njerëzit e mirë, jo të gjithë! Ata që janë të lidhur me Zotin, e shohin edhe botën shpirtërore. Ata që janë të lidhur me Kryedemonin, nuk e shohin.
Si i tillë, do ti mësosh një nga një gjërat prej fillimit. Për shembull, diku nga fundi do ta mësosh përgëdheljen (e 22-ta shkronjë e alfabetit është tani kjo shkronjë, prej të cilës fillon: p-përgëdhelja!), por kjo është e dyta, pas të parës në botë: dashurisë. Gabimi duket këtu. Dikush thotë mëmë, e dikush thotë babë. Pastaj mësohen të thonë ama, apo drita, etj. etj.
Edhe ty, gabim të kanë mësuar. Me këto gabime ke shkuar pas kodre. Nuk e ke vërejtur gabimin e tyre. Nuk ke pasur as kohë të mendosh për gjëra të tilla. E po të zuri puna e të rrahin si mua, atëherë të bjen ndër mend pikë së pari Adhteu/Mëmëdheu, të cilin nuk e blen as ari më i madh i botës e ta sjellë këtu në trastë, që të mbushësh kështu boshllëkun tënd në shpirtë, dhe dëshiron që aty të kthehesh me dhembje e pa dhembje të mbyllësh sytë, në shtojën tënde, të varfër apo të pasur-pak ka rëndësi kjo gjë, sepse asnjëherë tjetër nuk e sjellë fakti që të lindësh përsëri pa një dallim të vogël. Në atdhe apo në mëmëdhe e mbushë fatin tënd. Kur u linde, e ke pasur një detyre e një qëllim. Atë detyrë apo atë qëllim ti ke bërë prova që ta përmbyllësh. Në qoftë se të ka mbetur një detyrë e papërmbyllur, dëshiron e i lutesh Zotit të Madh-Krijuesit të Gjithësisë, që të lindesh përsëri, por qind për qind nuk do të jesh i njëjti. Do të jesh i ngjajshëm, por jo i njëjti: ndërrojnë prindërit; ndërron koha; ndërrojnë rrethanat; ndërron edhe ti. Lind e vdes në një vend, por as shtëpija nuk është qind për qind e njëjta, etj…

Për dashurinë ua kam shënuar më parë thëniet e mia, por edhe tani po ua them një gjë të vërtetë: pa dashuri nuk vimë në këtë jetë; pa dashuri nuk ka kuptim jeta; pa dashuri nuk del buzëqeshja; ajo na mbanë gjallë gjithë jetën. Të gjithë janë të dashurit tonë, por jo në kuptimin e gjinisë së kundërt. Janë dashuritë tona, që na bartin prej fëmijërisë, edhe për mikun. Kur i gëzohemi ardhjes së tyre, na ka përfshirë dashuria, sepse i duam sinqerisht…
Kur duam diçka dhe na gëzon sinqerisht, e ndiejmë me shpirtë. Kjo është ndjenjë e dashurisë polivalente. Më kryesorja e njeriut, më dominantja, është t`a ndjejmë me shpirt dhe t`i gëzohemi një gjëje; një dëshire; një ëndërre. Pra në vend se të qash, është të buzëqeshësh me shpirt, t`a ndjesh nga mbrenda këtë ndjenjë të voktë. Para se të nxjerrim një LOT, i cili detin e dridhë, më parë e nxjerrim një BUZËQESHJE nga zemra e jonë, i cili është sikur DIELLI MIDIS REVE. Midis reve duket se buzëqesh dielli. Retë janë të mbushura plot me zymtësi e vetëtima. Je i ndrydhur edhe ti dhe nuk e do këtë gjendje, plot tendosje. Prandaj i gëzohesh diellit që buzëqesh midis reve, sepse kjo gjë është OPTIMISTE; do të jetë prapë kohe e mirë; MIRËSIA na gëzon.

Ti je më i madh me shpirt e duhet të dish si duhet t`i përgëdhelësh të tjerët. Me buzëqeshjen e sinqertë e përgëdhelljen tënde të mirë do të arrish armiqtë e kundështarët tuaj më të rrebt ti ç`armatosësh. A e di pse? Sepse me armët e shpirtit tuaj do ti ç`armatosni kundërshtarët. Armët shpirtërore nuk janë armë teknike. Përgëdhelja vie nga shpirti, e pa shpirt nuk je asgjë. Mbi njerëzit që qëndrojnë më poshtë, je një kiste më i lartë. Kur i sheh, të vjen keq që janë më të vegjël. Më poshtë qëndrojnë me shpirtat e tyre. Dhe, përgëdhelja është gjest i dashurisë polivalente, shprehje e saj dhe fillimi i dashurisë njerëzore. “Të dua” i thua atij dhe asaj që e do me shpirt, jo me fjalë të pavërteta. Ate që nuk e ndien me shpirt, nuk e nxjerr nga goja. Nëse e nxjerr vetëm nga goja, nuk e nxjerr pa ndonjë shtërngim dhe kuptohet se nuk e ndien me shpirt. E shtira, është edhe ajo një gabim. Kur shtiresh, gënjen. Kush nuk gënjen, aspak nuk gënjen, e mbronë DREJTËSINË. Kush gënjen, është me DJALLIN, me Kryedemonin…
Nuk po u tregoj më tepër. Miku i mirë e kupton se ti e gënjen, prandaj nuk të do me të vërtetë. Miku i vërtetë nuk është artificial…

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close