Nëse shqiptarët ishin “bashkëqeverisës” dhe “jo” të okupuar nga Perandoria osmane,atëhere përse gjithë këto kryengritje të lara me gjak!?

Loading...

Nikollë Loka


Nje vend nuk quhet i pushtuar, por i administruar, kur nuk ka forca ushtarake ne territorin e vet qe te nderhyjne per te vendosur rendin, kur funksionon policia, kur zyrtaret e niveleve lokale jane vendes, kur ka shkollat e veta, kur i lejohet zhvillimi i kultures se vet. Duhet qe mos te kete luftera dhe rrebelime mbi baza etnike dhe kombetare. E verteta historike flet ndryshe. Kronike e lufterave shqiptaro-turke

1423, Shqiptarët e Moresë çohen në kryengritje kundër turqëve.

1432, kryengritja antiturke e udhëhequr nga Topi Golemi

1434, kryengritja antiturke e udhehequr nga Gjergj Arianiti

1443-1468, epopeja e Skënderbeut ne lufterat antiturke

1481, pas vdekejs se sulltan Mehmetit II mbare Arberia ngrihet ne kryengritje.

1488, kryengritja e udhehequr nga Gjon Kastrioti, djali i Skenderbeut.

1497, kryengritje antuturke me ndihmen e Venedikut.

1536, shqiptaret çohen ne kryengritje te ndihmuar nga Papa, Venediku e Perandori.

1570-1571, kryengritja shqiptare kunder turqeve ne prag te shperthimit te betejes se Lepantos.

Ibrahim Begolli, sundimtari i Pejes çohet peshe kundra turqeve.

1580, kryengritje antiturke. Shqiptaret shkojne edhe ne ndihme te Princit Mihail te Rumanise.

1593-1596, kryengritje te medha antiturke ne Shqiperi.

1596, kryengritja antiturke e himarioteve.

1611-1624, Kelmendasit ngrihen ne kryengritje antiturke.

1668, kryengritje e madhe antiturke ne Kosove.

1699, Ulqini, Tivari e Kelmendi çohen ne lufte kundra turqeve.

Shekulli XVIII, Shqipëria është një vatër kryengritjesh të pandërprera
1737, ushtria austriake hyn në Kosovë, popullsia shqiptare çohet në luftë kundra turqëve.

1740-1830, kryengritje të pandërprera antiturke nga shqiptarët.

1786, Mahmut Bushatlliu thyen ushtrinë turke të nisur kundër tij.

1833, kryengritje në Shqipërinë e Jugut dhe të Veriut kundra reformave të Tanzimatit.

1835-1836, kryengritja e shkodranëve dhe malësorëve kundër sundimtarit turk, Osman Pasha.

1837, kryengritje antiturke në Shqipërinë e Jugut e udhëhequr nga Ali Bej Frakulla.

1839, kryengritje shqiptarëve në Prizren që e detyrojnë sundimtarin turk, Ismet Pashën të largohet.

1843, kryengritje shqiptare në Shkup, Prishtinë e Tetovë.

1845, kryengritje shqiptare në Gjakovë.

1846, kryengritje në Shqipërinë e Jugut, sidomos në Berat e Gjirokastër.

1849, kryengritja antiturke e malësorëve.

1852, Malësorët çohen përsëri në kryengritje.

1864, Banorët e Gjakovës çohen peshë kundër reformave të shpalluna nga Sulltani.

1874, kryengritja e Kurveleshit, Labërisë dhe Çamërisë.

1875, Dibra çohet peshë e rrënon kalanë turke të vendit.

1893, kryengritje e shqiptarëve kundër turqëve.

1903, Gjakova çohet peshë kundra turqëve. Vrasja e konsullit rus në Mitrovicë.

1904, lëvizje për pavarësi në Shqipërinë e Jugut.

1909, kryengritja kundër turqëve të rinj.

1911, kryengritja e malësorëve në Shqipërinë e Veriut.

1912, Kryengritja e Përgjithshme në Kosovë.

At Zef Valentini, Studime dhe tekste historike, Plejad, Tiranë 2010, f.129-136.

/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close