Advertisements

Ngriten zëra nga lugina e Preshevës,gjatë bisedave finale Kosovë -Serbi të diskutohet edhe fati i tyre

Tani kur po paralajmërohet se negocIATAT Kosovë-Serbi po hynë në një fazë finale edhe përfaqësues nga jeta civile e intelektuale të Luginës së Preshevës kanë filluar artikulojnë kërkesat e tyre duke kërkuar që në këto bisedime të edhe për fatin e tyre.

Është regjisori nga Presheva ,Kastriot Saqipi i cili në facebook ka nisur një fushatë përmes së cilës po kërkon përfshirjen e çështjet së Luginës së Preshevës në bisedimet finale Kosovë-Serbi.

Saqipi ka shkruar se po kërkojnë të drejta të barabarta me serbët siç i kanë këta të fundit në Kosovë. Ndërkaq, Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra thotë se shqiptarët Luginës janë harruar nga politikanët kosovar. Sipas Kadriut është momenti i duhur që për këtë çështje të diskutohet për fatin e shqiptarëve të Luginës.
Ndersa nga anatij Avni Arifi,shefi i negociatave me Serbinë thotë se për këtë çështje asnjëherë nuk është diskutuar me palën serbe gjatë bisedimeve në Bruksel.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.