Advertisements

Nis restaurimi i urës 300-vjeçare e Shën Prodhomit

ATSH/ – Ka nisur puna për restaurimin e Urës së Shën Prodhomit, Voskopojë.

Ura 300-vjeçare, monument kulture i kategorisë së I-rë, është ndërtuar në shekullin XVIII.
Ura me harqe vlerësohet e rrallë për sa i përket anës arkitektonike. Ajo është një prej urave më të vjetra në vend.

Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë konsiston në kryerjen e ndërhyrjeve konservuese dhe restauruese në urë.

Ministria e Kulturës po i kushton një vëmendje të veçantë rijetëzimit dhe mbrojtjes së monumenteve të kulturës si pjesë e vyer e trashëgimisë tonë kulturore.


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.