Advertisements

Një roman për Princeshën Meri dhe triumfin e saj në jetë…

GJilan, 8 korrik 2018
Romani më i ri i autores Elhame Gjyrevci, “Princesha Meri, është një vepër që të lë mbresa jo vetëm nga idea e qëlluar e autores, por vepra në fjalë është e shkruar nga një frymëzim emocional për aktualitetin tonë jetësor. Vepra në fjalë ngërthen në vete ngjarje që janë trajtuar edhe nga krijuesit të tjerë, të cilën, letërsië shqipe i kanë sjellë risi të mrekullueshme në aspektin letrar e artistik.
Ky roman, si nga pikëpamje, po ashtu edhe nga tematika e shtjelluar, shënon një ecje përpara të autorës në fushën e kësaj gjinie letrare. Duke lexuar romanin, vërehet qartë magjia e bujshme dhe aspekti narrativ i ndërtimit të rrëfimit të kësaj vepre letrare, ku zhvillimet e ngjarjeve janë të papritura dhe shumë tërheqëse për moshën e të rinjve. Jo vetëm kaq.
Nga fillimi i leximit të kësaj vepre letrare mund të japim mesazhin tonë të përgjithshëm, se ky roman po e ngrit mjeshtërisht pozitën e femrës shqiptare, e cila, si qenie e tillë, njerëzore, pra si një fëmijë engjëllor, (Meri) po e fisnikëron vajzën shkollare shqiptare që respekton doket e traditat e moralit të familjes që i takon si dhe shoqërinë në të cilën jeton e vepron. Këtu vërehet qartë shpërfaqja e dashurisë së saj njerëzore ndaj prindërve, gjyshës dhe gjyshit të saj, po ashtu heroina e veprës, Meri e shpërfaq dashurinë e flaktë që ka për të motrën, Emën dhe vëllain, Benin. Heroina e veprës është e gatshme të flijohet dhe të vdes për ta në çdo moment. Ajo ishte një shkollare e zonja dhe inteligjente, e cila ka shkëlqyer në procesin edukativo-arsimor dhe artistiko-letrar në shkollë.
Meri rritet si një fëmijë jetim, si një heroinë që reziston dhe lufton në çdo mënyrë me bishat e egra të malit. Ajo lufton pa ndërpre dukuritë negative në shoqëri ku jeton. Më vonë, si një mësuese pedagoge, luan rolin e një edukatore me cilësi fort të pëlqyeshme nga të gjithë. Ishte, madje edhe një artiste e talentuar e artit të kulturës sonë kombëtare e më gjerë.
Sidoqoftë, Elhame Gjyrevci, vjen nga fshati Vragoli e Fushë Kosovës, por jeton në Danimarkë, e cila, pas disa veprave të botuara letrare, ajo me romanin e fundit “Princesha Meri”, po e befason kritikën dhe lexuesin e gjerë të moshave rinore, sidomos moshën e fëmijëve. Këtu ajo po tregon se është rrëfimtare dhe njohëse e mirë e zhanrit të prozës për fëmijë. Syzheu i romanit përkon me veprën “Afërdita” të Sterjo Spasses, e cila vepër, pas luftës është cilësuar si një vepër jo vetëm e idealizuar, por një prozë që i ka munguar gjer atë kohë letërsisë shqipe.
Siç dihet, në romanin “Afërdita” të Sterjo Spasses flitet për personazhin kryesor, Afërdita, e cila, nga një mësuese e re e një kohe, fshatin Grykas e ndryshon rrënjësisht nga zakonet e vjetra të kohës. Pra, në vepër demaskohet apo urrehet “gjesti” jo i mirë i mësuesi, z. Remko, i cili, fëmijëve të shkollës u kërkon sende për vete. Pra, romani i Elhame Gjyrecit është një nga veprat më të dalluara të saja letrare, e cila e ka ndërtuar rrëfimin prozaik në mënyrë magjike dialektikën jetësore tek fëmijët si qenie njerëzore.
Pra, Meri, si heroinë e veprës, ndonëse e re dhe pa prindër, ajo shkollohet dhe ka dashuri të flaktë jo vetëm për shkollën e fshatit, por ka dashuri për banorët e këtij lokaliteti, ku arrin me vullnet ta ndërtojë shkollën dhe të bëhet mësuese fshati, e cila nderohet dhe adhurohet nga e gjithë fshatarësia e këtij lokaliteti.
Merin, kryepersonazh i veprës, të tjerët e quajnë me epitetin Princeshë. Pse jo? Ajo e memriton këtë epitet, se është vajzë intelegjente dhe shkollare e zgjuar në shkollë e në jetë. Ajo e tejkalon “gjendjen” e përjetuar me shumë dhembje, se i vdesin dy prindërit. Ma vonë, ajo mbetet nën përkujdesjen e gjyshërve. Këto ishin metamorfozat e saj të jetës së njomë rinore nëpër kohë, e cila ka sfiduar jetën që nga lindja e deri tek martesa e saj me Simonin, një djalë i ri dhe me perspektivë. Në këtë mënyrë, ky fëmijë rrezaton dhe shkëlqen si qenie shqiptare me emrin Meri, të cilën autorja e ka përzgjedhur si kryepersonazhe të romanit të saj, e njohur me nofkën përkëdhelëse “Princesha Meri”. Me fjalë të tjera, vepra “Princesha Meri” ka idenë e dashurisë ndaj prindërve, shkollës, fashatarëve, ndaj jetës si dhe ndërtimin e jetës së re në vendlindjen e saj.
Kur Meri qan për nënën e vdekur, mësuesja e këshillon t’mos qaj duke i thënë: “A e di Meri se mësueset nuk qajnë kurrë. Ato duhet’u japin fëmijëve gëzim e hare për të fituar dituri”(f.30) Ja një këshillë mbresëlënëse. Nga këto fjalë, Meri fiton simpatinë e mëseses së saj, e cila e këshillon dhe e mëson ate shumë për jetë. Populli thotë se, nga vaji, njeriu nuk fiton asgjë! Meri fillon jetën normale. Ajo i pranon këshillat e mësueses dhe këto këshilla i mbesin fort në mbamendjen e saj. Kur ajo shkon të flejë, asaj i përkujtohen fjalët: “Ti Meri do të jesh mësuese e shkollës së fshatit tonë”. (f.30).
Kjo ishte porosia e mësueses, të cilin “mesazh” Meri nuk e hoqi gjer sa e zë gjumi, sepse mësuesja i jepte “leksione” të mira për të ardhmen e saj. Kjo ishte ideja e autores që fëmijët tanë të këshillohen për jetë e punë. Mandej, Meri është vajzë e zgjuar. I kujtohen fjalët e babatit të saj: “Bija ime, ti je tash e më e madhja prej fëmijëve dhe duhet t’i kuptosh gjërat si për të mirë e si për të keq”(f.32). Pse jo? Ajo tash mendon se çka është e mirja dhe çka është e keqja. Mësuesja e donte pa masë Merin dhe e dallonte kudo në jetë. Asaj (Merit) i bie barra e rëndë në shtëpi. Si fëmijë jetim, ajo filloi të gatuajë bukë misri. Bënte edhe punë të tjera dhe kurrënjëherë nuk ka reaguar.
Edhe për babin ajo ndjeu dhembje. Atij i kishte dalë një ari dhe e kishte frikësuar gjer në fund. Në ndihmë i del Meri, duke goditur ariun më sëpatë. Nga kjo “gjendje”, prindi pëson trauma dhe vdes. Meri mbetet nën kujdesin e gjyërshërve. Ajo mbetet pa kulm mbi kokë. Lumi ua kishte dëmtuar shtëpinë. Tash mësuesja kërkon ndihmë për t’ia ndërtuar shtëpinë e Merit. Meri bëhet me shtëpi. Ajo, një ditë prej ditëve të ardhme, bëhet mësuese fshati, sepse mësuesja e saj kishte vdekur.
Ajo, në një rast në vepër ka shtuar: “Ndëgjo nëna ime e dashur, nuk do të qaj më, për motrën dhe vëllain do të kujdesem dhe kurrë nuk do t’i lë vetëm…”(f.52). Ajo e mori rolin e nënës. I kujtohen fjalët e saj: “Ditë të bardha do të vijnë edhe për ju, bija ime” (f.54). Kurrë këto fjalë nuk i hoqi nga mendja, por gjithnjë i pati në kujtesë. Meri, princesha, ishte vajza më e re, e cila shumë gjëra i kuptonte drejt dhe pa anime. Merin e donin gjithë klasa. E, ajo ishte për të gjithë e njëjtë. Meri asnjëherë nuk e largoi nga mendja fshatin, shtëpinë, shkollën dhe mësuesen e saj.
Autorja, Elhame Gjyrevci, në veprën e saj di ta hijeshojë figurën e saj si femër. Pse jo? Meri ishte një vajze me flokë ngjyrë ari, sy kalër, e urtë dhe e zgjuar. Vërtet, ajo ishte një vajzë me një bukuri të rrallë që ia kishte falur natyra. Ajo (Meri), kur në një rast bëri një gabim, se shkoi tek një shoqe për t’i bër detyrat, këtu i ngjau një “tradhëti”, ku e fyejnë disa të rinj, duke parë bukurinë e saj, ata i paraqiten. Ajo refuzon dhe në përleshjen e të rinjve në mes vete, ajo e frikësuar dhe trishtuar, ik shpejt e trishtuar në shtëpi. Tash i kujtohet se, në shoqërinë e keqe nuk do të duhej të jetë asnjë i ri. Ajo mëson nga ky moment dhe kurrë më nuk largohet nga shtëpia, sepse në qytet ka vende të gabuara për të rinj.
Po ashtu, Meritë i kujtohen fjalët e nënës së saj: “Bija ime, do të vijnë ditë bardha…”. Dhe, këto fjalë Merinë e përcollën gjer në fund të jetës, të cilat, një ditë, kur i vdes mësuesja e shkollës, i kujtohen fjalët e saj: “Pas meje, ti Meri do të jesh mësuesja e fshatit dhe e shkollës”. (f.76). Vjen koha dhe ajo bëhet mësuese e fshatit. Ajo e ndryshon jetën e fshatarëve, sepse, me punë të palodhur, në oborrin e shkollës, e zbulon një rrjedhë të naftës. Nga kjo ajo përfiton, por përfitojnë e tërë banorët e fshatit, të cilët punësohen dhe ndryshojnë jetën e tyre. Tash ky mes, falë kësaj heroine punëtore dhe të zgjuar, e ndryshon jetën në përgjithësi.
Në fund, Princesha Meri bëhet mësuese në fshat dhe vazhdoi jetën me familjen e saj të mrekullueshme. Ajo triumfoi në jetë, por edhe fshatit i dha jetë, dije dhe gjallëri në të mirë të gjithëve.

/Tefik Selimi/Proinformacion.com
Legjenda: Ballina e veprës….


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close