Advertisements

NUK ËSHTË KOSOVA AFGANISTAN #Poezi

Kan dalë menqë vegjëlia
ka nis luftën me çyskia,
bijt e kombit me na i hjekë
historinë dojn me na e tretë!

Heu ku je o Idriz Seferi
veq me parë e me bër seri
si janë çmendë e janë dal fare
dojnë me humb rrënjen shqiptare.

Bustit tënd i jan versulë
nga toka jote dojnë me shkulë.
po bëjnë be në dinë e imanë
Idrizi nuk është muhamedanë!

Qohu o trim e dil nga varri
shtat sahat lufto me thika,
jo me turqi e as sulltana
po me do horra e huligana!

Po harrojnë o trim k’ta horra
se Avganistanë nuk është Kosova!
Kan harru çka është shqiptaria
jan në hall me kisha e xhamija!

Dojn me nda o vëlla Kosovën
me Turqinë edhe me Romën,
çka s’ka mund me bë Sërbia
tani po e bënë vetë vegjëlia.

Ca bëjnë luftë në mes veti
ca me trimat për së vdekuri,
vaj vatani e mjerë mileti
do të vritemi në mes veti!

Ju mor horra qofshi mallkue
mos na i prekni bijtë e kombit,
për pa vdekë gjithë shqiptaria
nuk ndryshohet kurrë historia!

Historinë tonë të lashtë
trimat tanë e shkruajtën me gjak,
ndaq krishterë ndaq muhamedan
nuk është Kosova, Afganistanë!


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close