Advertisements

Nusja ilire – e qëndisur në fytyrë

shkruan Fahri Xharra, Gjakovë


Shqipëria është e vogël gjeopolitikisht, por trevat shqiptare ballkanike, secila sosh përmban një kulturë të tërë të një fisit Ilir dhe mund te themi, se kultura e te gjitha fiseve ilire, është brenda territorit shqiptar ballkanik…rrënjët kane mbetur te gjalla, e pipat e drunjte, varet sa rriten e mbijetojnë epokat…
Dasma ishte dhe është një ceremoni e pasqyruar gjatë shekujve me lloj-lloj ritesh e zakonesh të bukura si kudo edhe në krahinën e Sulovës. Çdo moment i saj kryhej në kohën dhe vendin e duhur. Dasmat ishin dhe janë të domosdoshme me gëzimin e tyre të shfrenuar. Tradita e dasmën së vjetër sulovare ka treguar se më e gëzuar dhe e madhe është te djali, ndërsa kur martohej vajza shpesh mjaftohej me një dasmë më të vogël. Zakonisht dasma bëhej në stinën e vjeshtës, kur njerëzit liroheshin nga punët e verës. Për dhëndrin ajo fillonte një javë përpara, kurse për nusen tre ditë. Në rrëfenjat e ndryshme tregohet se bëheshin shpenzime të mëdha, në varësi nga rrethi miqësor dhe gjendja ekonomike, duke e futur të zotin shpesh në borxhe. Se dasmat në çdo kohë kanë qenë dhe janë të shtrenjta. Thereshin dhjetëra bagëti, bëheshin dhjetëra tepsi me byrek e bakllava me gjalpë e arra, veç atyre që sillnin dasmorët në shenjë ndihme. Por, gjithnjë, sipas rrëfenjës tregohet për dhjetëra krushq,miq, farefis, nip e stërnip, vëllazëri, shokë. Dhe gëzoheshin pa masë kur bënin dasma të tilla me larminë e riteve të bukura, urimeve, muhabeteve në konakë me këngë e valle, rroba të reja, hingëllime kuajsh, ritme vallesh e lojërash popullore, shkrehje armësh, prisnin apo përcillnin nusen, me sofrat plot me meze, raki e dolli.
( credit Pellumb Gorica )

Hyacinthe Hecquard (Iasint Ekuar), konsull i Francës në Shkodër, Kalorës i Legjionit të Nderit, në librin e tij « Histoire et Description de la Haute Albanie ou Guégarie, 1858 – Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Sipërme ose Gegëri, 1858 », përshkruan me hollësi Shqipërinë e veriut të asaj kohe. Pa zbritur nga kali, nuses, kur hynte në oborrin e shtëpisë i vinin përpara një djalë të vogël, që të bënte djem. Nusja i jepte një palë çorape si dhuratë. Motra ose vajza e xhaxhait të dhëndrit hedh oriz, grurë, karamele, pare. Të hedhurit si simbol i prodhimit dhe i lumturisë në jetë. Sapo hyn në shtëpi me këmbë të djathtë, asaj i vihej një bukë në sqetull, i lyheshin gishtat me mjaltë dhe ajo i vinte në derë, më pas një gjymit të mbushur me ujë, i bie me këmbë. E zonja e shtëpisë nuk harronte, që gjatë darkës në shtratin e nusërisë të vinte për të fjetur përsëri një djalë të vogël, me dëshirën e madhe që çifti i ri të lindte djalë
Ndër analizat e ndryshme historike, gjeografike, politike, fetare në librin e tij prej 550 faqesh, ai i ka dedikuar një kapitull të posaçëm traditave dhe zakoneve shqiptare në veri. Zoti Hecquard ka arritur të përkthejë nga shqipja në frëngjisht këngët e dasmave shqiptare të asaj kohe. Ndoshta këto këngë vazhdojnë ende të jenë të njëjta në ditët e sotme, ndoshta jo. Arsyetimi i dytë, më shtyu t’i risjell në shqip këto rreshta (duke u dhënë pak ngjyra gegnishteje), sepse besoj se kanë vlerë të rëndësishme kulturore kombëtare. ( credit Aurenc Bebja )
Gjatë rrëfimit të traditave dhe zakoneve tona, autori thotë se nuses së Shqipërisë së veriut, qoftë ajo myslimane apo katolike, i këndohet (recitohet) nga shtëpia e saj deri tek ajo e burrit. Për çdo etapë të dasmës, ka një këngë të veçantë, e cila këndohet vetëm nga gratë

Por e kemi edhe një detaj , gati të harruar nga ne : Arti i pikturimit të fytyrës vjen nga agimi i njerëzimit , ajo është një nga format më të hershme të shprehjes artistike të përdoruar nga paraardhësit tanë -pellazgët Pikturimi i fytyrës është i pranishëm edhe sot siç është rasti i Zhupës , afër Prizrenit në Kosovë si dhe në rrethin e Kërçovës .

Është fjala pra për ceremonialin e lyerjes së fytyrës së nuses. Ky ceremonial thuhet që ka rrënjët qysh nga koha e ilirëve madje edhe nga koha e pëllazgëve dhe i cili tashmë është në rrezik serioz për shuarja sepse punohet shumë rrallë. Fytyra e nuses ngjyroset me 3 ngjyra, e secila prej tyre ka domethënien e vet. Ngjyra e arit, e cila simbolizon pasuri e lumturi, e kuqja që simbolizon pjellshmërinë dhe ajo e kaltër që mbron nusen e ardhshme nga syri i keq, apo siç njihet në popull, “msyshi”.
Shenja më relevante që e tregon lashtësinë e këtij arti në fytyrën e nuses është Dielli.

“Fytyra e nuses është pikturuar në shumë shtresa të bukura të ngjyrës. Tre rrethet e arta që simbolizojnë ciklet e jetës janë të lidhura me njëra-tjetrën nga rrugët e arta që e kalon gjatë jetës së tyre. Rrethet e brendshme të kuqe janë simbole të pjellorisë, janë lindur pika të kuqe dhe blu, dhe e gjithë fytyra është e mbuluar nga ato, që përçojnë dëshirën dhe urimin për nusen e re që të ketë familje të shëndetshme dhe të lumtur. Nusja kosovare, foto e ditës – shkruante “National Geographic” (2013 )


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close