Advertisements

Për interesa të kujt shkruan ”Prof. Dr.Mehdi Hyseni “ ?

  • Fahri Xharra

“Në portalin e “Voal”, njëfarë „prof.dr“ Mehdi Hysenit i është publikuar një shkrim patriotik e bombastik, me titull: „Sipas ‘bagëtisë proletare’ shqipfolëse: ‘Ai që qenka fetar, nuk qenka patriot’!?”
Qysh në fillim do të isha i gatshëm të vë bast me këdo, se ky pseudointelektual sharlatan, edhe titullin „prof.dr.“ e përdor falsifikueshëm, sa për të mashtruar të tjerët se vërtet është “prof.dr”, prandaj edhe shkrimet duhet ti çmohen për “shkencor”. Edhe ky shkrim “fletërrufe” është dëshmi tepër kokëforte, se në cilin nivel mund të katandiset pseudointelektuale sharlatan, pos që fshehet pas gradës “prof.dr.” që nuk duhet ta ketë (pos nëse e ka ble në ndonjë “universitet” kioskë, që kanë këpurdhëruar gjatë viteve të fundit. ..(shkruan Ibrahim Kelmendi. http://gazetainfopress.com/opinione/pseudointelektuali-tipik-sharlatanprof-dr-mehdi-hyseni 

E fillova me shkrimin e Z.Ibrahim Kelmendi për intelektualin tipik sharlatan “Prof. Dr “ Mehdi Hyseni , i cili nuk pranë së denigruari të gjithë ata që pak a shumë i kundërvihen kancerit islamik tek disa shqiptar të Maqedonisë

Ky njeri qenka në mbrojtje të vlerave më antikombëtare shqiptare, prandaj pyeta se për kë punon ky matrapaz i “ doktoruar” në shkencat e marrëdhenejve ndërkombëtare dhe jetuaka në Boston- USA.( Dr. Mehdi Hyseni , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkëpunëtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Boston të SHBA-së.- Wikipedia )

Po , pse e kërkon “prof.dr. Mehdi Hyseni këtë linçim publik të Fahri Xharrës , sepse ky e ka lexuar një titull të falsifikuar të një shkrimi timin, të manipuluar pafytyrësisht nga një farë portali “ Lajmpress.com”

Për të qenë injoranca edhe më e madhe , ky e lexon vetëm titullin e manipuluar pa e analizuar shkrimin që ishte i pa prekur. Portali “ Lajmpress.com” ia ndërron vetëm titullin, duke mos e prekur tekstin.
http://lajmpress.com/antishqiptari-fahri-xharra-per-shqiptaret-e-maqedonise-kujt-i-duhen-keta-plehra/ 

Për hir të informimit të drejt, unë vazhdimisht qëndroj pas shkrimit tim me titull : “ Islamizmi i shqiptarëve të Maqedonisë sipas shijes së Kim Mehmetit dhe Gjyla Çelikut “ të cilin mund ta lexoni në: https://proinformacion.com/2018/06/fahri-xharra-islamizmi-i-shqiptareve-te-maqedonise-sipas-shijes-se-kim-mehmetit-dhe-gjyla-celikut/

Prof. Dr. Mehdi Hyseni e boton edhe një shkrim në “ Bota Sot “ : Jo, jo, Shqiptarët në Maqedoni nuk janë “plehëra”, por vlera si të gjithë shqiptarët! “ http://www.botasot.info/opinione/912828/jo-jo-shqiptaret-ne-maqedoni-nuk-jane-plehera-por-vlera-si-te-gjithe-shqiptaret/  ndër të tjerash shkruan”
“*** FAHRI XHARRA: “Myslimanët e Maqedonisë janë më shumë turq se shqiptarë. Gjuhën shqipe e kanë kaluar në gjuhën e tretë pas sllavishtes dhe turqishtes. Çuditërisht nuk flasin shqip me njëri-tjetrin, por turqisht ! KUJT I DUHEN KËTA PLEHËRA?!” (lajmpress.com/antishqiptari-fahri-xharra-per-shqiptaret-e-maqedonise-kujt-i-duhen-keta-plehra/).” dhe vazhdon : –“Jo vetëm shqiptarët në Maqedoni, por të gjithë shqiptarët (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë) kanë të drejtë të flasin dhe t’i lutën Zotit në cilëndo gjuhë botërore dëshirojnë ata. Kjo e drejtë dhe liri e zgjedhjes së përdorimit të gjuhës dhe e praktikimit të fesë, para së gjithash është e rregulluar me Kartën e Kombeve të Bashkuara ( Preambula) si dhe me Nenin 1, Pika 3, ku thuhet të gjitha shtetet anëtare të OKB-së,”

Mikut të falsifikimeve të shkrimeve Prof. Dr. Mehdi Hysenit si dhe mikut të tij Kim Mehmetit i them :
Mos më thuaj selam alejkum, me thuaj shqip; T`u ngjat jeta !

  • Fahri Xharra, Gjakovë
    11.07.18

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.