Advertisements

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj:Të ushtrohet kontroll në të gjithë vijën bregdetare për kushtet e sigurisë.

ATSH- I. Vata/ – Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj deklaroi sot se në kuadër të “sigurisë së jetës” së qytetarëve, Task Forca dhe Policia Bashkiake e Vlorës janë urdhëruar të ushtrojnë kontrolle në të gjithë vijën bregdetare për kushtet e sigurisë.

Duke folur për ATSH-në, prefekti Mamaj tha se, “Task Forcë dhe Policia Bashkiake e Vlorës ka bllokuar një plazh përgjatë Lungomares”.

“Shkak për këtë është bërë mungesa e vrojtuesve të plazheve dhe vendosja e kufijve në det për sigurinë”, tha Mamaj.

Më tej, prefekti i Qarkut Vlorë, Mamaj shtoi se “ky sezon turistik është më i gjallëruar se vitet e tjera, pasi ka më shumë vizitorë vendas dhe kryesisht të huaj, ku shquhen kombësi të larmishme”.

“Ne kemi marrë të gjitha masat për një sezon të qetë turistik, për sa i përket qetësisë, sigurisë dhe vrojtuesve të detit”, tha prefekti.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close