Advertisements

Presidenti amerikan Trump, kritikon varësinë energjetike gjermane nga Rusia

Presidenti amerikan Trump ka thënë se Rusia po kontrollon Gjermanin përmes resurseve të saja energjetike dhe ka kritikuar ashpër marrëveshjen energjetike në mes të Moskës dhe Berlinit.
“Gjermania është kapur nga Rusia, sepse merr aq shumë energji nga Rusia”, tha Trump gjatë mëngjesit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

“Ata paguajnë miliarda dollarë Rusisë dhe ne duhet t’i mbrojmë prej tyre,” përfundoi Tramp.
Presidenti amerikan kritikoi ashpër shtetet anëtare të NATO-s që miratuan ndërtimin e tubacionit të Rrjedhës së Veriut 2. Ai tha se ishte shumë e papërshtatshme “që SHBA të paguajë një mbrojtje evropianëve nga Rusia, ndërsa Gjermania, si vendi më i pasur evropian, mbështet marrëveshjet e gazit me Moskën”./Pi


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.