Advertisements

Presidenti Trump iu dha ultimatum aleatëve perëndimor të NATO-s

Presidenti amerikan Trump që nga koha kur ishte në fushatë paraelektorale para se të zgjidhej president kishte filluar të përmendte mosmjaftushmërinë e kontributeve të vendeve të tjera për aleancën perëndimore.
Ai këtë ua ka thënë aleatëve të NATO-s prapa dyerëve të mbyllura në samitin e NATO-s në Briksel,se qeveritë e vendeve anëtare duhet ta shtojnë kontributin e tyre financiar për mbrojtje.

Ai tha se përfitimet duhet të rriten në dy për qind të PBB-së deri në janar të vitit të ardhshëm ose SHBA do të fillojë rrugën e saj, merr vesh Reuters nga dy burime, ku thuhet se ata janë të njohur me detajet e atyre bisedimeve.
Pretendohet se ultimatumi u paraqit në një sesion të mbajtur në samitin e NATO-s.

“Ai tha se ata duhet të rrisin ndihmat e tyre deri në janar 2019 ose Shtetet e Bashkuara do të nisen të vetme në atë udhë,” tha një burim.
Të dy burimet thanë se Trump “nuk kërcënoi drejtpërdrejt të tërhiqej formalisht nga NATO”.
Pas përfundimit të samitit dy-ditor të NATO-s në Bruksel, Trump tha se ishte “një gjeni shumë i qëndrueshëm” dhe shpalli fitoren e vet në samit.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close