Advertisements

Ramushi i mjere para Branabiq

Në Samitin e djeshem te vendeve te Ballkanit Perendimor qe u mbajt ne Londer, kryeministri(ja) e Serbise Branabiq shfrytezoj rastin qe te bej propagande ne dem te Kosoves me rastin e arrestimit te pese serbve te cilet u derguan ne gjykate per konsumimin e vepres penale te cenimit te rendit kushtetues te Republikes se Kosoves.

Sikur kryeministri i Kosoves Ramush Haredinaj te mos kishte kompleksin (bishtin me dere) se e acaron Listen Serbska e cila po e mbane ne qeverine e tij, ai ndaj kesaj propagande duhejnte reagonte qete, duke i kujtuar Branabiq se Policia e Kosoves ka arrestuar disa qytetare te Kosoves nen dyshimin e konsumimin e vepres penale dhe ata jane derguar para gjykates, dhe se Policia e Kosoves nuk vret foshnje, femij, gra dhe pleq sikurse policia dhe ushtria e Serbise, nuk dhunon gra, nuk ju ve zjarrin dhe nuk i plaçkite shtepite e serbve. Kryeministri i Kosoves e kishte rastin e arte ne dore qe t’i bente me dije Serbise se edhe me kushtin e nderprerjes se bisedimeve me Serbine ne Republiken e Kosoves do te fuksionoje rendi dhe ligji, dhe se Kosoves nuk i ngelet merak te bisedoj me perfaqesuesit politik te shtetit serb te cilet jane pjese e hartimit dhe realizimit te politikave gjenocidale kunder popujve jo serb te Ballkanit.


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.