Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Streetball Kosova 2018 do në shtatë qytete kryesore

/ATSH/ -Nesër fillon edicioni i tretë i StreetBall Kosova 2018 i cili do të mbahet në shtatë qytetet kryesore të Kosovës si dhe superfinalja e madhe.

Agon Fehmiu kryetari i shoqatës së Streetball Kosova sot në një konferencë për media tregoi detajet rreth këtij organizimi si dhe risitë, të cilat do të jenë të pranishme këtë edicion.

“Te dyja këto gara d.m.th kampionati i Kosovës dhe turneu i tretë ndërkombëtar i basketbollit 3 kundër tre në një kosh, zyrtarisht janë të licencuara nga FIBA 3×3 dhe sivjet janë quajtur ‘ Z-Mobile Streetball Kosova 2018’  dhe ‘Z-Mobile StreetBall Kosova International 2018’. Viti 2018 është një vit me shumë lajme të mira për Streetball Kosova, në radhë të parë për faktin se sivjet, jo vetëm se po e vazhdojmë traditën e organizimit të garave internacionale por edhe për faktin se po i kthehemi organizimit të karvanit stritbollistik në mbarë Kosovën, me garat në 7 qytete dhe superfinale” , tha Fehmiu.

Risi e këtij edicioni është bashkëpunimi mes Shoqatës së Streetballit të Kosovës me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe FIBA Europe në organizimin e një aktiviteti 3×3 për fëmijë.

Ndërkohë sa i përket organizimit të këtij edicioni Fehmiu se deri më tani janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet dhe duke e parë që moti këto ditë në Kosovë është me shi ndeshjet e nesërme do të luhen në Sallën 1 Tetori.

“Do ti kemi 12 ekipe 5 ekipe janë nga jashtë, janë ekipet nga Shqipëria, Kroacia, Bullgaria Romania dhe Mali i Zi dhe do t’i kemi 7 ekipet më të mira të Kosovës nga edicioni i kaluar të gjitha do ta kompletojnë atë 12-shën e cila do të garojë në ‘Z-Mobile Streetball Kosova 2018’. 12 ekipe do të jenë të ndara në 4 grupe nga tri ekipe, secili do të luajë me secilin dhe dy skuadrat më të mira të grupit do të kualifikohen në çerekfinale dhe më pas shkojmë me sistem eliminimi”, shtoi ndër tjerash Fehmiu.

Kujtim Kryeziu nga Z Mobile që është edhe sponsor gjeneral i kësaj gare tha se  kompania e tyre vazhdimisht është në përkrahje të këtyre aktiviteteve të cilat janë në të mirë të të rinjve.

“Ne si kompani fokusin kryesor e kemi që kontributin tonë ta çojmë nga rinia. Besoj se vend më të mirë që  se ky organizim apo ky turne ndërkombëtar për ne nuk ka pasur. Duke pasur parasysh në çfarë gjendje kemi rini dhe që nuk po kemi aktivitete sado që po na nevojiten për këta djem të ri e vajza të reja”, tha Kryeziu.

Fituesi i Streetball Kosova 2018  përpos që do të kualifikohet në Bukuresht Challenges 2018 ai do të merr shpërblimi prej 3 mijë eurove, ndërkohë për vendin e dytë do të ndahet shuma prej 500 eurove./KosovaPress//e.malaj/

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close