Modern technology gives us many things.

Studimi,jeta në planetin Mars ka filluar shumë më përpara se në Tokë

Loading...

Marsi si planet fqinj ka qenë disi gjithmonë një opcion rezervë për jetën,në sytë e tokësorëve.Edhe zbulimet e fundit tregojnë se në planetin Mars dikur ka mundur të egzistonte forma jetsore dhe kushte për jetën.
Menjëherë pas krijimit të Sistemit Diellor,u formua korja e fortë e Marsit , sipas një studimi të kohëve të fundit, ku supozohet se kushtet për shfaqjen e jetës në Planetin Mars u shfaqën shumë herët.

Për të pasur ujë në gjendje të lëngët në planet, nevojitet një sipërfaqe solide, domethënë korja.
“Rezultatet tona tregojnë se Marsi mund të kishte oqeane dhe jetë shumë përpara Tokës,” tha për AFP Martin Bizaro i Muzeut Danez të Kopenhagës të Historisë Natyrore në një bashkëautor i hulumtimit të botuar në Nature.
“Fëmijëria e hershme” e Marsit është zbuluar falë një analize të meteoritit të tij NWA 7034 të gjetur në shkretëtirën e Saharasë, i quajtur “Bukuria e zezë”.

Nga mostra e vogël e këtij metheotriti, shtatë kokrra të çmuara të zirkonit, një mineral i ngurtë që mbijetoi në procese të ndryshme gjeologjike, u ndanë prej tyre dhe pastaj u analizuan nga një grup shkencëtarësh që përcaktuan kohën e kristalizimit të tyre.
“Nga kjo kemi konstatuar se sipërfaqja e Marsit ishte shumë e kristalizuar: 20 milionë vjet pas sistemit Diellor – i cili u formua 4.500 miliardë vjet më parë – Marsi kishte një kore të ngurtë që ishte e përshtatshme për oqeane dhe jetën”, tha Bizaro.

“Këto të dhëna të reja zgjasin në mënyrë të konsiderueshme afatin kohor në të cilin jeta mund të ketë qenë formuar në Mars”, përfundoi ai.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close