Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Sulltan Mehmet Fatihu II e rriti fuqinë e klerit ortodoks në Greqi . Pse?

Pse Perandoria Bizantine iu hapi dyert osmao-selgjukëve ? Pra “Përgjigja e kësaj pyetjeje, edhe pse kaq e rëndësishme pёr historinë e Evropёs, pёr shumё shekuj u mbulua nga njё terr misteri. Pёrse? Pёrse kronikat otomane dhe ato bizantine, ishin nё kundërshti, madje edhe pёr datёn e kёsaj ngjarjeje qё pёrcaktoi tё ardhmen e Perandorisё Bizantine dhe asaj Otomane?

Perandori bizantin Jovan Kantakuzeni (1292-1383), gjatё luftёs të njëkohshme kundёr mbёshtetёsve tё Jovanit V (trashёgimtari i ligjshëm i fronit tё Perandorisё Bizantine) dhe sundimtarëve serbë, bullgarë e franko-latinë, kёrkoi mё shumё se njё herё ndihmёn e Orhanit, sulltanit tё otomanёve. Një aleancё politike kjo, qё u shndërrua nё njё miqёsi familjare mbas martesёs tё bijёs sё Kantakuzenit me Orhanin. Kronikat turke, pёrshkruajnё hollësisht edhe vёndet ku dy familjet perandorake, ajo e Kantakuzenit dhe Orhanit, kalonin pushimet sё bashku. Por, qё ndihma ushtarake qё Orhani i jepte Kantakuzenit tё ishte e qëndrueshme dhe frytdhёnёse, nevojitej qё shteti otoman tё kishte njё bazё ushtarake nё brigjet evropiane tё Dardaneleve. Kjo ishte arsyeja që rreth vitit 1352, Kantakuzeni vendos t’i dorёzojë në fshehtësi shtetit otoman, kalanë e vogёl tё Zympes.

Cili ishte kushti i Kishës Bizantine të Stambollit ndaj Perandorisë së re në tokat pellazgo- ilire duke filluar nga lindja e deri tek ne, mu deri aty në vijen e ndarjes së Kishave -shkizmes së vitit 1054 ?
« Me qenë se në vitet e fundit të Bizantit, por edhe më herët me të madhe humbi vlera e krishterimit lindor – sipas Dhimiter Pilikes , forcimi i apo ringritja e Ortodoksisë u bë me anën e osmanëve dhe Perandorisë së tyre. Vetëm nëse e analizoni shtrirjen 5oo vjeçare të osmanëve do të shihni që ata i pushtuan vetëm tokat që pak më herët ishin nën Bizant


Ndarja e Perandorive Perendimore dhe Lindore


Osmanet i ripushtojnë tokat e Perandorisë së Lindjes

Patriku Jenadhi arriti të behej turkofil pas rënjes se Bizantit dhe e ndau rendin e ri të pushtetit me Mehmet Fatihun . Pasi hypi ne fronin partiarkik, u kujdes qe te djege te gjithë librat e Plithonit dhe e bindi Sulltanin se, qe ti detyronte greket te mos bënin aleance me forcat perëndimore, ekzistonte një mënyrë  : Rritja e fuqisë se klerit. Dhe me te vërtet kleri ortodoks fitoj nen pushtimin turk fuqi , qe nuk i kishte as ne perandorët bizantine! Kështu, aty ku Plithoni mësonte se si tu bënin balle feve te Lindjes , krishterimit ,judaizmit dhe myslimanizmit, si dhe rikthimit drejt adhurimeve tradicionale te lashtësisë, papritmas, pas nënshtrimit te Moresë dhe Greqisë nga turku, sundon përsëri errësira dhe një shkëputje e rrezikshme e grekeve nga rrënjët e tyre atërore. Jenadhi, përveç shprehjes se pështire”dhe nëse flas greqisht nuk jam grek, por i krishtere” propagandoj dhe nënshtrimin ndaj turqve, me te pa përsëritshëm deri ne ditët tona”Çdo fuqi buron nga zoti”.

Pra greket duhet “te ishin te kënaqur me pushtimin turk dhe ta forconin besimin, duke ja lëne ne duar Zotit çlirimin e tyre. Është fatkeqësi qe edhe sot bëhen përpjekje, qe te rivendoset përsëri ky antigrek i ndërgjegjshëm, qe i dha goditjen e vdekjes helenizmit,ne një çast kur si fenikas po rilindte nga zjarri i tij. Për CD krim ka edhe një shpjegim, por për krimin e këtij antigreku te erret nuk mund te mendohet as edhe një i tille.,( Aristidh Kola )

Kush ishte Plithoni ? I urti i famshëm i viteve te fundit te Bizantit ,Plithoni (apo Jemisto), thekson qe nga kohe e paleologeve te fundit, se te ardhmen e perandorise nuk duhet ta shohim tek Lindja , por te Greqia dhe se Greqia dhe greket e saj do te jene ata qe do ti japin perseri lavdine e vjeter.Dhe madje thot se Greqia ne kohen e tij banohej vetëm nga greke dhe sit e tille konsideron dhe arbëreshet , qe ndërkohe kane ardhur ne Peleponez dhe ne pjesën kontinentale dhe marrin pjese ne te gjitha shfaqjet e jetës politike , shpirtërore, dhe ushtarake te Peleponezit. Venecianet janë te kufizuar ne disa kështjella dhe numri i ciganeve dhe hebrenjve është i papërfillshëm. Plithoni vazhdon edhe me tej .Ai kërkon eliminimin e fesë dhe rilindjen e adhurimeve te lashta gjë qe shkaktoi një stuhi protestash nga ana e partiakeve dhe despoteve te Lindjes , te cilët pas vdekjes se tij , do te sulen t`ia djegin e zhdukin librat qe kish shkruar. . ( Aristidh Kola )
Pra grekët sipas Plithonit ishin si arbëreshet

Po shekulli i ri , si duket sot për shqiptarët ortodoks të Turqisë: ” Shqiptarët nuk shkonin në kishë nga frika e mallkimeve. Patriarkana i mbante shqiptarët nën kontroll dhe punonte për greqizimin e tyre.
Patriarkana i mbante shqiptarët nën kontroll dhe punonte për greqizimin e tyre. Një pjesë e mirë e ortodoksëve shqiptarë në Turqi kishin ardhur këtu të pamartuar. Në mungesë të vajzave shqiptare, ata ishin martuar me vajza greke. Në këto rrethe influenca e Patriarkanës ishte e fuqishme dhe shumë nga këta elementë pengonin përpjekjet e patriotëve shqiptarë për krijimin e kishës shqiptare.
Patriarkana e Fanarit kishte Sinodin, që përbëhej prej 12 dhespotëve. Shqiptarët nuk kishin asnjë përfaqësues në të. Për të lehtësuar konvertimin e shqiptarëve në shtetas grekë, qeveria greke mori një vendim të posaçme. Ajo udhëzoi konsullatën greke në Turqi që t`u jepte shtetësinë greke edhe atyre personave, të cilët nuk kishin jetuar fare në Greqi, gjë që më parë kishte qenë krejtësisht e palejueshme. Ky vendim fshihte qëllime të largëta politike. Politika greke përfitoi edhe nga statusi jo i qartë dhe i pafavorshëm i emigracionit ortodoks shqiptar në Turqi. Në bazë të legjislacionit turk, qeveria turke nuk u jepte shtetësinë turke shqiptarëve ortodoksë. Kjo ishte njëra nga arsyet që, shumë shqiptarë kishin marrë shtetësinë greke. Nga martesat e disa shqiptarëve ortodoksë me gra, që kishin shtetësinë greke, kishin ndodhur shumë konflikte pronësie. Gratë me shtetësi greke ishin ndarë nga burrat dhe u kishin marrë pasurinë e tyre, duke i lënë pa asgjë. Për të gjetur një rrugëdalje, shqiptarët po shtyheshin të merrnin shtetësinë greke, sepse vetëm me shtetësi shqiptare atyre nuk u njihej e drejta e trashëgimit apo zotërimit të pasurisë. Në emigracionin ortodoks shqiptar ishin krijuar kushte që të depërtonte influenca greke dhe fëmijët e tyre frekuentonin shkollat greke.
Greqia po punonte në emigracionin ortodoks shqiptar ndërsa qeveria turke, sipas diplomatëve shqiptarë në Turqi, ishte sjellë shumë ashpër kundrejt tij. Në këto qëndrime kishte ndikuar tensioni dhe ndjenjat armiqësore ndaj Greqisë. Në kohën e ngjarjeve në Qipro në vitet 1954-1955, gjatë incidenteve që ndodhën në Stamboll me emigrantët grekë, u goditën edhe shqiptarët ortodoksë, të cilët pësuan dëme të mëdha. Në këto rrethana, vetëm hapja e kishës ortodokse autoqefale shqiptare në Turqi do ta përmirësonte situatën dhe do t`i hiqte zbulimit grek mundësinë e veprimit me anë të Patriarkanës greke. Beqir Meta, Shqipëria dhe Greqia (1949-1990) METROPOL 23-02-2005 “)

Fahri Xharra,17.07.18
Gjakovë

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close