Advertisements

Tepelenë të raft pika- mos i beso parave të turkut !

Mos i beso buzëqeshjes dhe parave të turkut ! Jemi gati në fund të shkatërrimit të identiteti tonë kombëtar. Po të etshëm për para të tradhtisë që paskemi qenë, nuk jemi askund . Historia do na mallkoj, por mallkimi i historisë kësaj radhe do të jetë fatal për kombin tonë. Koha e lumturisë kombëtare ikën, jemi në duar të matrapazëve që udhëheqin shtetin. Nuk e them pa lidhje , shikoni se ç`po tregon “ Vetingu “ të cilin nuk po e duam, të cilin po e sabotojmë. Historia vetëm vështron dhe e mbledhë ofshamën dhe mllefin e saj: ajo një ditë do të shpërthejë – rezultatet e pëlcitjes historike janë katastrofale.
Unë nuk kisha dashur që të jem përjetues i atij shkatërrimi biblik të kombit tonë.

Lexova dhe mbeta pa mend, lexova dhe deshirova , lexova dhe gati e humba dëshirën për të qenë krenar me popullin tim : ” Ambasadori turk në Tiranë, Ahmet Yöruk zbriti në Tepelenë ku takua me kreun e Bashkisë së këtij qyteti Tërmet Peçi. Ky i fundit i ka paraqitur diplomatit të Ankarasë një rezyme të zonës, vizionit për zhvillimin ekonomik të saj përmes agroturizmit, e sidomos turizmit historik, duke veçuar Kalanë e Ali Pashës.

“Së fundmi dua të kthehem në diçka më konkrete, çka është vërtet e nevojshme pasi kemi gati 17 projekte në fushën e infrastrukturës, ku midis tyre do veçoja projektin e kalasë së Ali Pashës, si një nga “armët” më të forta për zhvillimin e turizmit në Tepelenë”, u shpreh kryetari Peçi.( TeSheshi.com )

Po ,po turku do e rindërton Kalanë e Ali Pashë Tepelenës sipas dëshirës së tij : ” Kështjellat u ndërtuan për t’u mbrojtur kundër turkut. Dhe tani, turku do ta restauroje??!! Sa Ironike ! “ -shkruan Alketa Jaho Ruci .
Sikur t`ishim si hebrenjtë, nuk iu kisha frikuar asgjëje , as nga turku e as nga serbi e as nga greku . Ne nuk jemi si hebrenj, ne jemi si kastravecët në bahçe pa fije vetëdije, po na ujite ne rritemi , po na këpute përfundojmë në gojën e gjithkujt.
« Te rindërtojmë kalanë për te rinovuar kulturën otomane. Pastaj do vendosim emblemën e sulltanatit te shekullit te 21. Turku duhet mbajtur larg nga objektet historike sepse neo otomanizmin kërkojnë ta përhapin veçanërisht nëpërmjet kulturës, mediave dhe objekteve te kultit dhe atyre historike. » shkruan Bashkim Laci . Kjo është një lloj sikur serbët t`i ndërtonin xhamitë e djegura të Kosovës, nga vet ata.
Mosni he burra, nëse jeni burra !

E keni menduar ndonjë herë , ju që kontraktoni, ju që vulosni e vendosni që : » Po ua merr kalane nga turku .Do valëvitet flamuri i tyre para hundës tuaj. Ku e keni sedrën? Nëpërmjet kulturës dhe objekteve te kultit sidomos atyre historike përhapin otomanizmin. Me stil e pa kuptuar fare e bëjnë te tyren. Turma le ta marre komentin si politik,kush ka dy gram tru e kupton fare ç` jam duke thëne.” -shkruan Antonela Zotkaj
“Nuk ka shtet ne bote qe i le vizitoreve gjoja diplomatik te restauroje monumente te tilla te rralla, përkundrazi i ruajnë me fanatizëm. Te qeshesh a te qash kur dështimet i paraqisni si sukses! »
Po aq poshtë kemi rënë !?
Kudret Hamide Abedini shkruan “Shume mire është qe te restaurohet Kalaja e Ali Pashe Tepelenës, por ne asnjë mënyrë nuk duhet te jene Turqit për te ndërhyre ne ketë ndërtese historike. Turqit ishin pikërisht ata qe jo thjeshte prenë kokën e Ali Pashes por prenë ne mes historinë e tije qe për Tturqit kjo histori po bëhesh e barabartë me atë te Skënderbeut dhe kjo gjë nuk u pëlqente për qëllimet e tyre pushtuese otomane. Pra Turqit nuk donin një kundërshtare te dyte te ndërpriste rrëgjimin e tyre prandaj kërkuan me çdo kushte kokën e Aliut. Me këto fjale dua te them se Turqit, Greket dhe Serbet sado qe duan te tregohen paqësor apo europian ne faktet apo çështjet historike ata gjithmonë do te përdorin mendra dhe diplomacinë djallëzore ne interes te historisë se tyre. Kalaja e Aliut duhet te jete një investim i pastër i qeverise Shqiptare për t`iu thënë edhe brezave te ardhshëm se ne kemi detyrimin moral për te rregulluar shume objekte historike te trashëguara nga te paret tanë. »

Mos or shqiptar, mos se përpiu vrima e zezë !

Fahri Xharra,13.07.18
Gjakovë


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close