Thaçi-Vuçiq ,takimi i radhës më 18 korrik në Bruksel

Loading...

ATSH/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e radhës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, më 18 korrik në Bruksel.

“Më datën 18 korrik do të mbahet takimi i dytë i fazës finale për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen dhe duhet të punojmë të gjithë së bashku në këtë proces”, ka thënë Thaçi.

Ai ka paralajmëruar hapa më dinamikë pas pushimeve verore, ndërkohë që ka apeluar sërish liderët e opozitës që të bëhen pjesë e grupeve strategjike dhe punuese për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

KosovaPress mëson se tashmë ekipi negociator i përbërë nga përfaqësues të subjekteve politike në pushtet dhe institucioneve shtetërore është funksional dhe ai udhëhiqet nga presidenti Thaçi.

Gjithashtu, edhe delegacionin e Serbisë e udhëheq presidenti Vuçiç.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close