Advertisements

Tirana lëkundet nga goditje të forta tërmeti

ATSH/.- Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë sot në kryeqytet, si dhe në zonat përreth.

Tërmeti me magnitudë rreth 5 ballë të shkallës Rihter është ndjerë edhe në qytetet e Durrësit dhe Vlorës, Shkodrës, Elbasan, Fier, Lezhë, Kavajë etj.

Deri tani nuk ka njoftime për dëme në njerëz apo materiale.

Ministria e Mbrojtjes: Epiqendra e tërmetit në Hamallaj

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se tërmeti ishte me epiqendër në Hamallaj në Durrës me intensitet 6 ballë dhe magnitudë 5.1 e shkallës rihter.

“Në orën 11.01, të datës 04.07.2018, është regjistruar tërmet me epiqendër në Hamallaj/ Durrës, me intensitet 6 ballë dhe magnitudë 5.1 e shkallës Rihter. Deri tani nuk ka asnjë raportim për dëme materiale dhe as në njerëz. Për çdo rast të mundshëm kontaktoni në nr 112 për t’iu ardhur në ndihmë banorëve”, thuhet në reagimin zyrtar.

Veliaj: Evitoni ndërtesat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka apeluar që qytetarët të evitojnë ndërtesat deri sa të sqarohen rrethanat nga autoritetet.

“Tirana sapo kaloi disa valë tërmeti! Pa panik, evitoni ndërtesat gjer sa të sqarohen rrethanat nga autoritetet – epiqendra gjithsesi në Gjirin e Lalëzit, rreth 5 ballë! Nëse jeni prekur nga tërmeti, ju lutem telefononi emergjencat 112″. Kontaktoni të afërmit, sidomos të moshuarit për t’i ndihmuar”, shkruan Veliaj në facebook.


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close