Advertisements

Trump merr letër falenderimi nga lideri koreanoverior, Kim Jong Un

ATSH-DPA/ – Lideri koreanoverior, Kim Jong Un u shpreh se ai vlerëson shumë përpjekjet energjike dhe të jashtëzakonshme të  presidentin amerikan, Donald Trump për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Trump publikoi sot në “Twitter” një kopje të letrës bashkë me përkthimin në anglisht që daton më 6 korrik, në kohën kur sekretari i Shtetit, Mike Pompeo po vizitonte Korenë e Veriut.

Kim nuk u takua me Pompeon dhe raportimet nga udhëtimi treguan se nuk vajti mirë.

Vetë Koreja e Veriut akuzoi SHBA-në se po përpiqet të detyrojë vendin që të denuklearizohet në mënyrë të njëanshme dhe një zyrtar i cituar nga një media shtetërore dekalroi se “bisedimet ishin shumë zhgënjyese”.

Në këtë letër, Kim falenderon gjithashtu Trump për punën e tij “në implementimin me besnikëri të deklaratës së përbashkët”, duke i’u referuar dokumentit të nënshkruar nga të dy liderët kur u takuan në Singapor në qershor.

“Besoj fuqishëm se vullneti i fuqishëm, përpjekjet e sinqerta dhe qasja unike e imja me Shkëlqesinë Tuaj, Zoti President që synon të hapë një të ardhme të re mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së me siguri do të realizohet”, thuhet në këtë letër, duke shtuar se ka pasur një progres epokal në përmirësimin e lidhjeve.

Në komentin e tij për letrën, Trump thotë se është “një mesazh i këndshëm nga kryetari Kim i Koresë së Veriut. Progres i madh është bërë!”

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close