Advertisements

Turqia,Rusia,Kina pushtojnë zbrastinë e lënë nga Bashkimi Europian në Ballkan

Ajo zbrastia politike dhe në aspekte të tjera shoqërore ekonomike e kulturore e krijuar pas ndrrimit të sistemit si dhe pas luftërave në Ballkanin Perëndimor,siç duket është përmbushur nga faktor jashteuropian,si është më së keqi për ne ndoshta edhe për të tjerët.
Nuk është e rastit edhe njfarë lloj propagande ,tani për tani e butë ose e quajtur ndryshe softpropagandë antiperëndimore në mesin e popullatës sonë,edhe pse nuk tregohet në mënyrë të eksponuar ajo egziston,dhe është paka ashumë e kamufluar,e sigurisht është e sponzorizuar nga faktorë të jashtëm ,sidomos nga lindja nga vende si Kina,Rusia,e Turqia dhe të tjera sidomos nga vende Arabe dhe Irani.

Edhe Komiteti britanik për punë të jashtme raporton se Aktorët e jashtëm si Rusia, Kina dhe Turqia kanë mbushur hendekun e krijuar në Ballkanin Perëndimor nga BE gjatë dhjetë viteve të fundit,duke shtuar se ndikimi rus është më i dobët në raport me atë turk dhe kinez,për shkak të pranisë më të dobët ekonomike .
Megjithkëtë Rusia është e aftë dhe e gatshme që të shfrytëzojë problemet rajonale dhe të rrezikojë përparimin e rajonit kah anëtarësimi në BE dhe NATO.
“Një nga kërcënimet më të mëdha është një prani në rritje e Rusisë, e cila mund të shihet në përpjekjen e grushtit të shtetit në Mal të Zi. Është një grusht dinak i oreksit rus për rrezik dhe gatishmëri për të krijuar probleme. Mediat raportuan se policia vendase në Srpska po blenë armë nga Rusia. Kjo po nxit frikën e aftësisë së Rusisë për të destabilizuar paqen e brishtë në BiH, “raportohet po aty .

Ndërsa Impakti Turk është shumë i theksuar në hapësirat shqiptare dhe siç duket ajo e ka shfrytëzur më së miri zbrastinë ekonomike duke e mbushur ,jo me investime konkret por me shfrytëzimin e resurseve ekonomike në Kosovë,pothuajse sikur bënte kur ishte okupatore shekullore,kur merrte tatime fhe haraçe të gatshme nga populli shqiptar.
Ajo përfitoi shumë sidomos në Kosovë kur iu dhanë në një korrupto-denacionalizim kompani të popullit për ti menagjuar dhe për ti vjelë të ardhurat Cash nga vendi ynë.Kujtojmë,KEDS,Bankat,Aeroportin…Turqia nuk solli fabrika,punë,përveq serialeve dhe investimeve të fshehta në media si dhe ndërtimin e një numëri të madh të xhamiave dhe institucioneve arsimore dhe shoqatave për përhapjen e kulturës osmene ndër ne!

Xh.Arifi/Proinformacion.com


Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close