Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

« Vrite kroatin që shqiptari të mbetet pa vëlla » dhe «  Vrite , preje në fyt shqiptarin që të mos ketë më shqiptarë « ( « “Ubij, Hrvata, da Šiptar nema brata!” dhe “Ubij, zakolji, da Šiptar ne postoji”.)

Loading...

Dass es in den Stadien am Balkan ein großes Rassismus und Nationalismus-Problem gibt, ist längst bekannt. So war auch zu erwarten, dass die serbischen Zuschauer wieder “Ubi, zakolji da šiptar ne postoji” (Töte, schlachte ab, damit der Albaner – Šiptar ist eine abfällige Bezeichnung für Albaner – nicht mehr existiert) und “ubi hrvata da šiptar nema brata” (Töte Kroaten, dass die Albaner keine Brüder mehr haben) skandieren werden. (- derstandard.at/2000007017490/Drohnen-Vorfall-Viele-Konstanten-und-eine-neue-Variable)

Sa më erdhi mirë kur edhe gazeta austriake” Der Standard’ e spjegon si duhet bishën serbe. Titulli i shkrimit e sqaron mirë se çka shkruan gazeta e njohur austriake. Kjo thënje apo këto thënje i kemi përjetuar me vepër , ndër shekuj. Lufta e fundit e Kosovës na i freskoj mendjet se armiku i hershëm mbetet armik gjithmonë.
Serbët e kanë hallin e madh edhe me kroatet se ata janë një kockë e forte për bishën serbe . Bisha serbe e di mirë që nga luftërat në ish-Jugosllavi, miku më i mirë i kroatëve ishte shqiptari por edhe anasjelltas miku më i mirë në ish-jugosllavi i shqiptarëve ishte kroati . Në luftën e Kroacisë shqiptarët e tregonin trimërinë e tyre të madhe. Faktet flasin.

Por nga kjo urrejtje serbe ndaj nesh kam ardhur në një konstatim shumë serioz, që ata e dinë shumë mirë që ne nuk e kemi mikun nga turku . Mos më keqkuptoni, nuk janë në pyetje ndjenjat fetare që me një herë mendohet që unë po i “ngacmoj “.
Serbi e di mirë ,prandaj nuk e thotë ‘” Ubij Turçina da Šiptar nema brata “ ( Vrite Turkun që Shqiptari të mbetet pa vëlla ), ai e di shumë mirë se çka thotë. Pra ai nuk i frikohet “ vëllazërisë ‘ sonë me turqit, sepse vet serbi nuk e sheh turkun mik të shqiptarit e as armik të vetin. Me kroatet, serbi e tregon të vërtetën.

Edhe një shprehje sa do e vogël njeriut me kokë i jep mend. Pra, kush është mik i shqiptarit, serbi pa dashas e thotë.
Fahri Xharra,02.07.18
Gjakovë

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close